Ivan Demanjuk ishte një njeri shumë i zakonshëm dhe i tillë njihej nga lagja ku jetonte, sigurisht dhe nga miqtë dhe familja e tij, derisa doli e në dritë sekreti i tij më i madh dhe më i errët i një të kaluare.
Ai jetoi me familjen e tij në paqe në një periferi në Ohios, duke punuar si mekanik makinash dhe duke ushtruar biznesin e tij derisa një grup i të mbijetuarve nga Holokausti e identifikuan atë si një nga rojet më të frikshëm në kampin e Treblinka-s, aq mizor sa fitoi pseudonimin “Ivan The Terrible”.
Rreth tij, është filmuar seriali i fundit i krimit në Netflix – “Devil Next Door”.
Demanjuk u akuzua për krime kundër njerëzimit që përfshinin tortura dhe vrasje njerëzish (kryesisht hebrenj) në kamp. Dëshmitarët pretenduan se ai kishte torturuar të burgosurit para se t’i dërgonte në dhomën e gazit.
Ai u gjykua në Izrael e Gjermani dhe u shpall fajtor në të dy gjykatat. Nga drejtësia gjermane, ai fajësua për pjesëmarrjen në vrasjen e 27.900 njerëzve.
Ky gjykim tërhoqi një vëmendje të madhe të publikut në vitet 1980, ku u quajt dhe “gjyqi i shekullit”.
Demanjuk vazhdimisht pretendonte se ai ishte i pafajshëm.
Në Izrael, ai u dënua me vdekje me varje, por dënimi nuk u ekzekutua kurrë sepse kishte dyshime nëse ai ishte me të vërtetë Ivani i Tmerrshëm.
Aktgjykimi u rrëzua nga Gjykata Supreme e Izraelit bazuar në dëshminë e 37 ish-rojeve të Treblinka-s, të cilët pretenduan se Ivan i Tmerrshëm ishte njëfarë Ivan Marchenko. Gjykata akoma besonte se Demanjuk u shërbeu nazistëve, me siguri si roje në kampe të tjera, por ata nuk inicuan një gjykim të ri për shkak të një ligji që ndalonte ndokënd të gjykohej dy herë për të njëjtat krime.
Në vitin 1993, ai u la i lirë të kthehej në Amerikë, ku në vitin 1998 rimori shtetësinë. Gjermanët rihapën akuzën në 2009 dhe u dënuan me pesë vjet burg në 2011, por pasi vendimi u apelua në një gjykatë më të lartë, ai u la i lirë. Ai vdiq si një njeri i lirë në një shtëpi pleqsh në qytetin Bad Fylnbach, Gjermani. /tesheshi.com/