Siç ndodh kur cenohet sadopak, Ilir Meta e ka humbur “qetësinë dhe dashurinë” presidenciale, duke iu hakërryer ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ish-kundërshtarit më të të flaktë të tij dhe aleancës me LSI-në në radhët e mazhorancës, kur ishte pjesë e saj.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Ç’koment mund të kem unë për një delikuent që mbyti me drogë jo vetëm Shqipërinë, por gjithë Europën”.
“Nuk dëshiroj të vazhdoj më me këtë çështje, besoj se e dhashë një përgjigje shteruese, e cila nuk më shkarkon dhe mua nga përgjegjësia për të kaluarën time.
Një nga përgjegjësitë e mia është që një person i tillë nuk duhet të ishte bërë kurrë Ministër i Brendshëm dhe unë e kisha të gjithë mundësinë. Por me këmbënguljen e kryeministrit ai u bë Ministër i Brendshëm”, ishin tre deklarimet e presidentit, gjatë një interviste me gazetarin dhe njehërësh mikun e tij të maleve, Çim Peka.
Ky reagim që e “nxjerr” për një moment Metën nga Presidenca dhe e rifut në llogoret e politikës, vjen dy ditë pas Tahiri përfshiu atë dhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, në deklaratën e nxehtë të shpalljes së pafajësisë nga ana e drejtësisë italiane.
Tahiri, duke potencuar faktin se është ndër të rrallët politikanë që po përballet me drejtësinë me vullnet të plotë dhe duke hequr nga çdo pushtet, i kujtoi publikun darkën e Berishës në shtëpinë e Metës një natë para vendimit gjyqësor të këtij të fundit për videopërgjimin e famshëm me të nderin Dritan Prifti. /tesheshi.com/