Presidenti Meta dhe kreu i opozitës Basha, janë të parët që kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bush (i ati), i cili drejtoi SHBA nga ‘89-ta e deri në ‘93-in.
“Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Presidentit të 41 të SHBA George H.W. Bush. Ai ishte një burrë i madh shteti dhe një mbështetës i fortë i lirisë. Jam pranë familjes së tij dhe lutem së bashku me ta. Ai ishte një mik i madh e i shtrenjtë i shqiptarëve”, shprehet Meta.
“Lajm i hidhur ndarja nga jeta e ish Presidentit të SHBA George H.W. Bush. Shqiptarët do ti jenë përjetë mirënjohës për mbështetjen vendimtare për demokracinë në Shqipëri dhe sigurinë në Kosovë. Mendimet e lutjet e mija janë me familjen Bush dhe popullin amerikan. U prehtë në paqe!”, shprehet Basha.
Por në fakt cili ka qenë kontributi i drejtpëdrejtë i të ndjerit për Shqipërinë? i ndodhur në krye të Shtëpisë së Bardhë në vitet e ndryshimit të sistemeve, ai dërgoi në Tiranë Sekretarin e Shtetit James Baker në vitit ’91. Kjo, pasi administrata e tij u investua për rrëzimin e komunizmit në Shqipërie vende të tjera. /tesheshi.com/