Sipas kompanive të antivirusëve, në aplikacionin Facebook Messenger po qarkullon një malware i ri, i cili ju prek të dhënat tuaja personale.
Në inbox-in tuaj mund t’ju vijë një mesazh i ngjashëm me t.cn, emrin e përdoruesit dhe fjalën video.
Drejtuesi i Kaspersky, David Jacoby ka shpjeguar se ky virus ju drejton në një link që më pas detyroheni ta shkarkoni në sistemin operativ të telefonit tuaj.
Edhe Avira e ka publikuar këtë lajm në faqen zyrtare të Twitter.
Ekspertët kanë deklaruar se virusi po përhapet me shpejtësi dhe krijuesit e tij po marrin të dhëna të llogarive personale Facebook gjithnjë e më shumë.
Kjo po e ndihmon virusin të ushqeje vetveten dhe të përhapet me shpejtësi./tesheshi.com/