Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mësimet nga rezultatet e zgjedhjeve britanike: pse fushata ka rëndësi

by te Sheshi
09/06/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Mësimet nga rezultatet e zgjedhjeve britanike: pse fushata ka rëndësi

Konservatorët britanikë zhvilluan një nga fushatat më të këqija në histori, shkruan “The Economist”.

Ekspertët e shkencave politike shpesh, janë përçmues ndaj fushatave. Ata mendojnë se fushatat elektorale në më të mirën e tyre, kanë një ndikim minimal në rezultatet e zgjedhjeve dhe ndonjëherë pothuajse fare. Alan Abramowitz, shkencëtar politik amerikan, e shprehu mençurinë e fushës së tij me anë të një reference nga vendi i vet në një artikull në “Washington Post”:

“Kur je në mes të një fushate, ka një prirje që njerëzit, sidomos në media, të mbivlerësojnë rëndësinë e disa ngjarjeve. Këto përfshijnë gafa të profilit të lartë, përzgjedhjen e zëvendës-presidentëve, reklama kontroverse dhe momente të tjera që ngjallin shumë vëmendje… Këto gjëra nuk kanë një ndikim të matshëm. Mediat janë të interesuara të ngjallin interesin e publikut, por një sërë historish që lexon apo sheh janë të fokusuara në gjëra që janë të parëndësishme. Mënyra sesi funksionon fushata është gjerësisht e përcaktuar nga gjërat thelbësore”.
Por, tani, ne mund të artikulojmë me një bindje absolute, bazuar në zgjedhjet e përgjithshme britanike, se ekspertët e shkencave politike flasin broçkulla. Fushatat elektorale kanë rëndësi të jashtëzakonshme. Kur Theresa May thirri zgjedhjet më 18 prill, konservatorët ishin 20 pikë në avantazh ndaj laburistëve. Në zgjedhjet lokale të 4 majit, konservatorët i mposhtën laburistët me një mesatare prej 10 pikësh dhe avancuan thellë në territorin laburist duke fituar kryebashkiakët në perëndim. Më pas ia mbërriti fushata…

Theresa May drejtoi ndoshta fushatën më të keqe në historinë e vonë politike – robotike, e drejtuar nga klishetë, mospërfillëse, e nxituar dhe gjithë të këqijat. Në kontrast, laburisti Jeremy Corbyn drejtoi një fushatë plot frymëzim. Ai e nisi me një avantazh të madh duke pasur pritshmëri tepër të ulëra; njerëzit nuk do të habiteshin nëse ai gëlltiste ndonjë foshnje në ekran. Por, me avancimin e fushatës ai u shndërrua në një fushatues impresiv. Ai menaxhoi me sukses intervistime dashakeqe me një qetësi olimpike. Ai i shpjegoi bindjet e tij me durim. Tubimet e May ishin histori të pabesueshme. Shpesh ajo merrte aparatçikë partiakë për t’i sjellë në tubime si njerëz të thjeshtë. Tubimet e Corbyn në ndryshim me të ishin plot fantazi – turma të mëdha të besnikëve të partisë që mblidheshin për të parë liderin e tyre.

Ekipi i May bëri katër gabime të pafalshme. Së pari, ata lejuan që pritshmëritë t’u dilnin jashtë kontrollit. Menjëherë pasi May deklaroi zgjedhjet, gazetarët konservatorë debatuan nëse avantazhi i konservatorëve do të ishte me 100 vende, 150 apo më shumë. Ky perceptim u shtri edhe brenda vetë ekipit të ngushtë. Nick Timothy, një nga shefat e fushatës, hartoi një strategji zgjedhore bazuar në votat që do fitoheshin në bastioned laburiste.

Së dyti, ata e përqëndruan të gjithë fushatën e zgjedhjeve rreth Theresa May. Qëllimi ishte shndërrimi i zgjedhjeve në një referendum midis dy njerëzve dhe aftësisë së tyre për të negociuar Brexit: May “e fortë dhe e qëndrueshme” dhe Corbyn “i pazbutur dhe konfuz”. Ekipi i fushatës së May pothuajse e refuzoi partinë Konservatore. Posterat e fushatës i referoheshin “ekipit të Terezës” dhe anëtarët e kabinetit u anashkaluan. Por duke i kthyer gjithë zgjedhjet nga veta, May nuk arriti të përcillte mesazhe. Ajo performoi jo bindshëm kur u provokua nga intervistues të zgjuar si Andreë Neil. Ajo refuzoi të paraqitej për një debat mes liderësh.

Së treti, ata zmbrapsën mbështetësit më besnikë. Shpërbërja e fushatës mund të datojë që nga publikimi i programit dhe zbulimi i një “taksë demence” në seksionin që i kushtohej kujdesit për të moshuarit. May përfshiu në program një sugjerim që njerëzit më të vjetër në moshë me shtëpi të shtrenjta duhet të paguanin më shumë për përkujdesin që merrnin në banesë. Kjo mund edhe të shihej si një guxim i admirueshëm. Por ajo nuk arriti të vendosë një tavan për sasinë e parave që do të paguhej. Kjo donte të thoshte se njerëzit që nuk ishin edhe aq me fat sa të vuanin nga demencia, mund të përballeshin me fatura të jashtëzakonshme. Dhe kur ajo u tërhoq nga kjo pikë, ajo artikuloi zëshëm pretendimin se po bënte përpara. Kur doli se Timothy e kishte përfshirë në program këtë taksë, në momentin e fundit pa u këshilluar me njeri, madje edhe konservatorët besnikë nisën të shqetësohen për stilin e saj të lidershipit.

Së katërti, ata i trajtuan votuesit me mospërfillje. Kishte sllogane robotike, “e fortë dhe e qëndrueshme” më i keqi prej tyre. Kishte parulla, fotografi. Kishte fjalime të lodhshme. Menaxheri i fushatës së May, sër Lynton Crosby, besonte në përsëritjen e pafundme dhe mbi-kontrollin- nëse vijon të përsëritësh të njëjtin sllogan sërish e sërish, zgjedhësit mund ta kenë të regjistruar atë në momentin që shkojnë të votojnë. Ky stil politik vdiq më 8 qershor dhe karriera e sër Lynton si këshilltar i konservatorëve, bashkë me të.

May i thirri zgjedhjet në mënyrë që “të garantonte sigurinë dhe qëndrueshmërinë për vitet që vinin”. Duke zhvilluar një fushatë të tillë habitshëm tronditëse, ajo ka garantuar të kundërtën, në mos për vitet që vijnë, të paktën për muajt që vijnë.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë
Amerika

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza
Lindja e Mesme

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Next Post
Sherri për zëvendësministrat trazon partitë shqiptare në qeverinë e Zaevit

Sherri për zëvendësministrat trazon partitë shqiptare në qeverinë e Zaevit

Q7-ta luksoze e blerë nga Isa Mustafa del në ankand nga Shpend Ahmeti

Q7-ta luksoze e blerë nga Isa Mustafa del në ankand nga Shpend Ahmeti

Andorra shkund futbollin europian, mund Hungarinë

Andorra shkund futbollin europian, mund Hungarinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni