Banka Evropiane e Investimeve (EIB) dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit (UNOPS) kanë nënshkruar një marrëveshje kornizë për të ndihmuar qeveritë të reagojnë më mirë ndaj emergjencave dhe katastrofave natyrore.
Marrëveshja do të lehtësojë bashkëpunimin global në përgjigjen ndaj emergjencave, siç është kriza aktuale COVID-19, tha EIB në një prononcim.
UNOPS dhe EIB do të punojnë së bashku në sfidat konkrete të zhvillimit të qëndrueshëm, përfshirë ndryshimin e klimës, si dhe forcimin e sistemeve shëndetësore dhe avancimin e integrimit rajonal për të gjeneruar rritje ekonomike.
Kjo është marrëveshja e parë operative e këtij lloji, e nënshkruar midis EIB dhe agjencisë së KB, pas një memorandumi mirëkuptimi të nënshkruar në vitin 2016 që u përqëndrua në investimet në infrastrukturë të qëndrueshme.
Marrëveshja u nënshkrua nga Presidenti i EIB Werner Hoyer dhe Drejtori Ekzekutiv i UNOPS Grete Faremo në një ceremoni të mbajtur në internet për shkak të masave të rrepta të distancimit shoqëror. /tesheshi.com/