Kapitullimi i paimagjinueshëm i Ajax-it mbrëmjen e së mërkurës në “Johan Krujf Arena” të Amsterdamit, në të dytën ndeshje të gjysmëfinales përballë Tottenham-it, ka prodhuar dhe një prej imazheve më mëshirndjellëse në futboll.
Pas golit të tretë të brazilianit Lucas, shënuar në sekondat e fundit të shtesës së lojës, tre lojtarë hollandezë janë fiksuar të shtrirë në zonën e tyre, plus porteri në gjunjë, duke përcjellë si në një film ndjesinë e një drame të vërtetë në fushë.
Dhe e tillë u përjetua humbja e hollandezëve të rikthyer bujshëm, të atyre që nxorrën jashtë Champions-it me lojë spektakolare, Realin dhe Juventusin, por që ngecën përballë atyre që pothuajse askush nuk i mendonte në finale, aq më pak duke shkundur Ajax-in: Tottenham. /tesheshi.com/