Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

MESAZHI/ E pamundura xhami, e pamundura xhuma, Myftiu Tërnava: Dhe pas vështirësisë vjen lehtësimi!

by te Sheshi
27/03/2020
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
MESAZHI/ E pamundura xhami, e pamundura xhuma, Myftiu Tërnava: Dhe pas vështirësisë vjen lehtësimi!

Në ditën e një xhumaje të panundur, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, iu drejtua me një mesazh të gjithë besimtarëve duke u ofruar një sqarim edhe fetar të situatës që po kalon bota këto ditë.

“E ndjej obligim që në këtë ditë të madhe të xhumasë të jem me ju e pranë jush, që bashkërisht të përfitojmë nga mirësitë, nimetet e porositë që jep ibadeti i xhumasë, që në vete përpos ibadetit ka bashkimin, tubimin e grumbullimin e besimtarëve në mision të qartë – adhurimin e Zotit të gjithëfuqishëm dhe tubimin e komunitetit të një lagjeje së paku një herë në javë në këtë formë për të qenë të bashkuar në shtëpinë e zotit – xhamitë tona”, shprehet Tërnava.

Mesazhi i plotë:

Motra e vëllezër!

Pandemia na ka privuar nga rrjedha normale e jetesës, nxënësit nuk i kemi nëpër shkolla, të vegjlit nuk i kemi në kopshte e çerdhe, studentët nuk i kemi në studime.

Si masë parandaluese në shumë sektorë është ndërprerë puna e aktiviteti. Punohet vetëm në institucionet vitale, nga popullata presim një disiplinë dhe zbatim të udhëzimeve e vendimeve të institucioneve profesionale të vendit e para së gjithash Institutit kombëtarë të shëndetit publik dhe vendimeve të qeverisë së vendit.

Zbatimi i udhëzimeve e vendimeve të tyre në këtë situatë, është obligim njerëzor, human, moral e edhe obligim fetar. Sepse ruajmë shëndetin tonë, ruajmë fëmijët tanë, familjet tona dhe ruajmë komunitetin ku jetojmë e veprojmë.

Ruajtjen e shëndetit e kemi farz nga i madhi Zot, kujdesin për shëndetin e fëmijëve e kemi farz nga i madhi Zot, kujdesin ndaj familjes e kemi po ashtu farz nga i madhi Zot.
Çka kërkohet nga ne, është që të rrimë në shtëpi, që të ruajmë vetën, fëmijët, familjen e komunitetin.

Sikurse që kërkohet nga ne të shtojmë edhe më kujdesim për pastërtinë e higjienën tonë, me fe e kemi farz që të jemi vet të pastër, të kemi ambient të pastër e rrethin ku jetojmë ta pastrojmë.

S’ka dyshim se në këtë kohë kërkohet nga ne të kemi sabër e durim të shtuar, edhe durimin këtë e kemi parim nga mësimet e fesë sonë fisnike dhe se vërtetë Zoti i do ata që bëjnë durim.

Vëllezër e motra!

Virusi ka krijuar një situatë jonormale në gjithë botën , e për ta tejkaluar këtë gjendje na duhet unitet e solidaritet mes vete, na duhet mbështetje e përkrahej për njëri tjetrin.
Kërkohet nga ne që të kemi hallin e tjetrit, hallin e atij që ka nevojë për përkujdesjen dhe mbështetjen tonë.
Sot para jush, e bashkë me ju edhe njëherë duhet të shpreh admirimin tim për punën që po bëjnë mjekët, infermierët e të gjithë specialistët e fushës në luftë me virusin. Lus Zotin që ti ndihmojë ata në misionin e tyre fisnik.

Po ashtu në këtë vakt të bekuar te xhumasë dua të falënderoj të gjithë donatorët që kanë dhënë nga pasuria e tyre për të ndihmuar ata që kanë nevojë. E shoh të udhës ta them edhe këtë porosi gjithë atyre që Zoti ju ka dhënë mundësi e pasuri, le të ndihmojnë e mos të frikohen nga pakësimi i pasurisë, sepse kështu na mëson feja jonë, kështu na mëson edhe tradita jonë, e mos harroni kurrë thënien e Muhamedit alejhi selam i cili na porositë e thotë , “nuk duhet të dij dora e majtë çfarë ka dhënë, e sa ka dhënë dora e djathtë”.

Me këtë rast përgëzoj po ashtu edhe aktivistët e shoqatës tonë humanitare Bereqeti dhe Këshillat e Bashkësisë Islame për punën që bëjnë në terren gjithandej Kosovës e në veçanti në zonat e prekura me virusin Covid =19.

Vëllezër e motra,

Në këtë ditë xhumaje kërkoj nga imamët, mualimët, hatibët, muezinët e gjithë zyrtarët tjerë të Bashkësisë Islame anë e kënd vendit që te jenë pranë besimtarëve, pranë komunitetit e të bëjnë më të mirën e mundshme për të mirën e njerëzve, – këtë e kemi detyrë e obligim ndaj tyre.

Vëllezër e motra

Për të gjithë besimtarët përgëzimi kuranor dhe porosia islame “ se pas çdo vështirësie vjen lehtësimi” është e njohur për të gjithë ne, prandaj duhet të besojmë thellë se me emër të Zotit e me ndihmën e Tij edhe këtë sfidë do ta kalojmë dhe do i kthehemi jetës sonë normale, por për të tejkaluar me lehtë e më shpejtë na duhet në rend të parë disiplina, se nëse arrijmë të shmangim qoftë edhe një rast te vetëm , për ne do të thotë shumë, do të thotë që do e tejkalojmë këtë gjendje më shpejtë e me më pak pasoja.

Gjatë kësaj kohe ju ftoj që të bëni më shumë namaz e ibadet, të kaloni kohën me leximin e Kuranit të madhëruar, të kaloni kohën me udhëzimet e me porositë e Muhamed mustafasë e të pejgamberëve të tjerë të cilët gjatë jetës së tyre dhe misionit fisnik , edhe pse të përzgjedhur të Zotit u sprovuan me vështirësitë nga më të ndryshmet, kujtojmë këtu sëmundjen e Ejubit a.s, sfidën e Nuhit a.s me Tufanin , po sikur edhe e tërë jeta e misioni i pejgamberit tonë Muhamedit a.s. qe një sfidë.

Kur lexojmë Kuranin fisnik , ai na bënë të qartë që të dërguarit e Zotit asnjëherë nuk u zmbrapsen para sfidave ,porse me besim e përkushtim, durim, urtësi e disiplinë i tejkaluan ato. Nëse dëshirojmë të kalojmë këtë sfidë sa më lehtë detyrimisht duhet të ndjekim e pasojmë mësimet e udhëzimet e tyre. Shikoni se çfarë na ka mësuar e porositur Muhamedi a.s me rastin e epidemive, porosia e të cilit edhe sot e kësaj dite e deri në kiamet ruan aktualitetin “Nëse dëgjoni se diku ka rënë një epidemi, mos shkoni në atë vend! Nëse godet epidemia një vend dhe ju ndodheni aty, mos u largoni që andej për t’i shpëtuar!”. Po ashtu shumë domethënës për këtë situatën në të cilën gjendemi është duaja e pejgamberit Muhamedi a.s.

“O Zot na ruaj nga lebroza, nga çmenduria, nga murtaja, nga epidemia dhe nga të gjitha sëmundjet e këqija.”

Lusim Zotin e gjithësisë që kjo situatë të kaloj sa më parë, që ne ti kthehemi misionit tonë, punëve e detyrave tonë, shkollave e xhamive tona.

“O Zot ruaje popullin dhe vatanin tim”. /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Republikanët: Arabia Saudite kërcënon sundimin amerikan në tregun e energjisë

Republikanët: Arabia Saudite kërcënon sundimin amerikan në tregun e energjisë

FLAMA/ Rekord mortor në Apenine, një shpjegim nga Rusia: tabiati i keq i italianëve që shkatërroi imunitetit e tyre

FLAMA/ Rekord mortor në Apenine, një shpjegim nga Rusia: tabiati i keq i italianëve që shkatërroi imunitetit e tyre

Sqarim i Ramës: Ja si mund të aplikohet për liridalje blerjesh që nga e hëna e tutje (video)

Sqarim i Ramës: Ja si mund të aplikohet për liridalje blerjesh që nga e hëna e tutje (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni