Ka përfunduar saga “Kajmaku”, ajo e kryebashkiakut të Vorës dalë nga 30 qershori “monist”, cili rezultoi me probleme në deklaratën e dekriminalizimit lidhur me një proces që kishte patur në Greqi.
Kjo bëri që për muaj me radhë, ai t’i shmangej policisë pas një urdhër-arresti nga Prokuroria, duke zgjedhur fshehjen, e rrjedhimisht mbrojtjen me avokat në mungesë.
Por këtë të martë, Agim Kajmaku është dorëzuar.
Në fakt, siç thuhet paraprakisht, ai i është dorëzuar mjekëve në një spital të njohur privat të Tiranës, pasi e ka parë veten të rënduar pas një sëmundjeje. Kjo ka bërë që mbi shtrat t’i shfaqen, krahas bluzave të bardha, edhe uniformat blu. /tesheshi.com/