Pas shumë kohësh pa lajme mbi aksidente ajrore, gati një vit, një i tillë ndodhi këtë të dielë në Rusi ku një avioni i tipit Antonov An-148 me 65 persona në bord dhe 6 anëtarë të ekuipazhi u rrëzuar pranë Moskës.
Agjencia e lajmeve Interfax tha se nuk besohet që ndonjë prej personave të ketë shpëtuar gjallë.
Avioni u zhduk nga radarët pak minuta pasi u nis nga aeroporti Domodedovo, ku si destinacion kishte qytetin Orsk, 80 kilometra larg Moskës, pranë kufirit me Kazakistanin.
Shkaqet e rrëzimit ende nuk janë bërë të ditura. /tesheshi.com/