Kancelarja Merkel bëri me dije se ajo vetë, pra si qeveri gjermane, ka zgjedhur një “Po” për negociatat, si për Maqedoninë e Veriut e si për Shqipërinë. Porse sipas saj, është Bundestagu ai që do vendosë.
“Nuk mund të flas për vendet e tjera pasi ato vendosin vetë, por së pari mund të them për pozicionin gjerman, i cili lidhet me Bundestagun gjerman.
Qeveria ka dhënë një rekomandim pozitiv për të dy vendet me specifikat e veta, si për Maqedoninen e Veriut ashtu dhe për Shqipërinë, por është Bundestagu ai që do të vendosë dhe besoj së shpejti do të kemi një vendim”, deklaroi Merkel gjatë një konference për shtyp me kryeministren serbe, Ana Brnabiç. /tesheshi.com/