Sampdoria është ajo që ka nisur të interesohet për futbollistin kosovar të Këlnit dhe përfaqsueses shqiptare, Mërgim Mavraj. Këtë fakt e ka bërë me dije revista gjermane “Kicker”.
Por deri më tani nuk ka asgjë konkrete, pasi është vetëm nje ide e shprehur nga drejtuesit e skuadrës xhenoveze.
Sakaq, një tjetër futbollist i përfaqësueses shqiptare do të luajë në kampionatin Italian, Berat Gjimshiti, i cili është zyrtarisht lojtar i Atalantës.
Deri dje, ishte ëndërr të shihje një shqiptar në Seria A, gjë e cila tashmë po bëhet e zakonshme. /tesheshi.com/