Mbetja “pa bateri” është një frikë e madhe e kohës moderne.
Shumica prej nesh kujdeset që telefoni të qëndrojë vazhdimisht i mbushur dhe jo rrallë ndodh që të marrim edhe karikuesin me vete nga frika, se telefoni do të mbetet pa bateri.
Por, e gjithë kjo së shpejti mund të marrë fund.
Kompania “Apple”, aktualisht po kërkon mundësinë e karikimit pa tela të telefonave mobilë dhe pajisjeve tjera përmes Wi-Fi, rrjeti mobil dhe madje përmes sinjalit nga rrjetet e satelitit, shkruan “Daily Mail”.
Teknologjia nënkupton përdorimin e valëve elektromagnetike me frekuenca të larta, të cilat deri te pajisjet arrijnë përmes antenave.
Energjia e nevojshme për karikimi prodhohet nga stacioni bazë, i cili “vendos” kontakt me pajisjet.
Ideja e karikimit pa tela është njëri nga prioritetet tona dhe nuk është risi. Kërkimet e para premtojnë, por është e nevojshme të bëhen edhe kërkime shtesë, thotë “Apple”.
Por, ende nuk dihet se kur do të fillojë implementimi i kësaj teknologjie dhe do të ishte revolucion i vërtetë, nëse ajo do të paraqitej te gjenerata e re e “Apple” që do të prezantohet në shtator./tesheshi.com/