Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Meksika, në duart e një gruaje me gjak hebre

Presidentja e parë në historinë e vendin e dytë me katolik në botë

by te Sheshi
03/06/2024
in Amerika, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Meksika, në duart e një gruaje me gjak hebre

Shkencëtarja dhe ish-kryebashkiakja e Meksikos, Claudia Sheinbaum është fituese e zgjedhjeve presidenciale në Meksikë, duke vazhduar kështu projektin e paraardhësit të saj, presidentit Andres Manuel Lopez Obrador, popullariteti i të cilit në mesin e të varfërve e ndihmoi atë të fitonte.

Sheinbaum, një shkencëtare e klimës me origjinë hebreje, mori midis 58.3 dhe 60.7 për qind të votave, sipas të dhënave të komisionit zgjedhor të bazuar në një mostër. Kjo është një nga përqindjet më të larta në historinë e Meksikës demokratike, raporton Reuters.

Koalicioni qeverisës është në rrugën e tij për të fituar potencialisht dy të tretat e përfaqësuesve në të dy dhomat e kongresit, që do të thotë se do të jetë në gjendje të miratojë reformat kushtetuese pa opozitë.

Kundërshtari i Sheinbaum, Xochitl Galvez, fitoi midis 26.6 dhe 28.6 për qind të votave.

“Për herë të parë në 200 vjet republikë, unë do të bëhem presidentja e parë femër e Meksikës,” u tha Sheinbaum mbështetësve.

Fitorja e saj është një hap i madh për Meksikën, një vend i njohur për kulturën e tij “macho”, shtëpia e popullsisë së dytë më të madhe katolike në botë, e cila prej vitesh ka bërë thirrje për vlerat tradicionale dhe rolet gjinore.

Sheinbaum është gjithashtu gruaja e parë që fiton zgjedhjet në një kontinent të tërë – Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara ende nuk e kanë arritur këtë.

Një detyrë e vështirë e pret presidentes e re. Ajo do të duhet të gjejë një ekuilibër midis forcimit të politikave sociale dhe deficitit buxhetor dhe rritjes së dobët ekonomike.

Hodhi poshtë pretendimet se do të jetë një “kukull”

Pas shpalljes së rezultateve të para, ajo bëri të ditur se qeveria do të jetë e përgjegjshme në politikat fiskale dhe do të respektojë autonominë e bankës qendrore.

Ajo njoftoi se do të forconte sigurinë e vendit, por nuk tha se si do ta bënte këtë pas zgjedhjeve më të dhunshme në historinë moderne të Meksikës, ku u vranë 38 kandidatë. Analistët pohojnë se grupet e krimit të organizuar kanë forcuar dhe zgjeruar ndikimin e tyre gjatë mandatit të Lopez Obrador.

Ai dyfishoi pagën minimale, uli varfërinë dhe gjatë mandatit të tij pesoja u forcua dhe papunësia u ul, duke e bërë atë jashtëzakonisht popullor, shkruan Reuters.

Obrador ishte shumë e pranishme në fushatën për këto zgjedhje, duke u përpjekur t’i portretizonte ato si një referendum për trashëgiminë e tij politike. Sheinbaum hodhi poshtë kritikat se ajo do të ishte “kukulla e tij”, megjithëse ajo njoftoi se do të vazhdonte shumë nga politikat e tij.

Në fjalimin e saj të fitores, ajo falënderoi paraardhësin e saj, duke e quajtur atë “një person unik që ndryshoi vendin e tyre për mirë”.

Analistja politike Viri Rios beson se pretendimi se Sheinbaum do të jetë krahu i zgjatur i Obradorit është seksist.

“Është e pabesueshme që njerëzit nuk i besojnë asaj për të marrë vendimet e saj dhe mendoj se kjo ka të bëjë shumë me të qenit grua”, tha ajo. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamas, përgjigje Trump-it
Diplomaci

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
Kompleksi qytet, aty ku banojnë 20,000 njerëz “pa dalë fare”

Kompleksi qytet, aty ku banojnë 20,000 njerëz “pa dalë fare”

Kurti, aty ku prodhohen Bayraktarët e famshëm

Kurti, aty ku prodhohen Bayraktarët e famshëm

Pse lideri i Agimit të Artë grek po rikthehet në burg?

Pse lideri i Agimit të Artë grek po rikthehet në burg?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni