Kreu i një prej dy gjysmave të PD-së, Berisha, sulmoi sërish të parin e qeverisjes, duke e quajtur “vasal të Erdoganit” për shkak të mbylljes me vendim qeverie të kolegjit “Mehmet Akif”.
Jo vetëm kaq. Dhe vetë presidenti turk ishte shënjestër e akuzave të Berishës, një ikonë akuzatore të politikën shqiptare.
“…Ky vasal i shpifur i Erdogan, i presidentit të Turqisë që e konsideron Shqipërinë si vend ku mund të urdhërojë hapje e mbyllje shkollash, ka urdhëruar mbylljen e një kolegji me parametrat më të mirë dhe histori 26-vjeçare në Shqipëri, kolegjin ‘Mehmet Akif’”, tha Berisha, duke vijuar të thotë se “është vendim i marrë jashtë Shqipërie”.
Edhe pa këtë shkak, Berisha ka përfshirë dhe presidentin Erdogan në akuza, një e pandodhur në politikën shqiptare që një figurë e lartë politike të shënjestrojë një udhëheqës turk. /tesheshi.com/