Mediat serbe e i kanë dhënë një hapësirë të rëndësishme incidentit të mëngjesit të sotëm në Prishtinë, ku një gur u hodh në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Duke pasqyruar ceremoninë e betimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mediat serbe theksojnë se incidenti në betim ka qenë pjesa kulmore e eventit.
E përditshmja Blic i mëshon më shumë incidentit në fjalë që në titull, ndërkohë që gazetar e tjera tabloide si Informer e Kurir botojnë lajmin e agjencisë shtetërore Tanjug.
/tesheshi.com/