Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mediat kroate: Gara e armatimit në Ballkan, një panair qesharak për të shitur sistemet raketore nga SHBA dhe Rusia

by te Sheshi
18/08/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Mediat kroate: Gara e armatimit në Ballkan, një panair qesharak për të shitur sistemet raketore nga SHBA dhe Rusia

Mediat kroate ngrenë alarmin se armatimi frenetik që po kryhet nga Beogradi dhe Zagrebi po sjell një konflikt të ri strategjik në Ballkan, që do të kontribuojë jo në qetësimin por në gritjen e tensioneve.

Kroacia tashmë ka porositur armë të rënda amerikane, ndërsa Serbia armë ruse. Kjo garë ka shkaktuar edhe tensione të dukshme në raportet mes Beogradit dhe Zagrebit.

Jutarnih List flet për një “garë strategjike” apo një panair lufte ndërmjet sistemit raketor amerikan M270 MLRS kundër atij rus S-300.

Analistët kroatë theksojnë se “ajo që duket si një ‘luftë e yjeve’, është në fakt vetëm vazhdimësi e kundërshtimeve të përhershme mes Kroacisë dhe Serbisë”.

Nga mesi i tetorit 2016, Ministria kroate e Mbrojtjes ka marrë nga SHBA 16 sisteme portative artilerike, që nuk është asgjë e pazakontë, sepse Pentagoni i furnizon me armë partnerët në NATO.

Por Kroacia do të porosisë edhe sisteme balistike për mbrojtje nga raketat, të cilat mund të arrijnë një largësi deri në 300 kilometra.

“Armë të fuqishme, të cilat e ndryshojnë tërësisht balancën ushtarake në rajon”, titullon e përditshmja kroate Jutarnih list.

Serbia reagoi menjëherë.

“Kroatët me siguri që nuk po furnizohen me armë për t’i vënë në muze”, deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

“Me këto armë Kroacia mund të sulmojë teorikisht çdo pjesë të Serbisë. Por ne nuk do të jemi objektiv i lehtë”, tha Vuçiç, pas një takimi me zëvendëskryeministrin rus, Dmitri Rogozin në Beograd.

Zyrtari i lartë rus i ka ofruar palës serbe komplekset kundërajrore S-300. Prej sulmeve të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, kjo armë ka një emër gati mitologjik në Serbi, dhe shumëkush atje thotë se lufta do të kishte përfunduar ndryshe sikur Rusia ta kishte furnizuar Serbinë me këto armë.

Por një nga analistët më në zë të Kroaci, Lubodrag Stojadinoviç, e cilëson këtë garë si absurde.

“Këtu po shpërthejnë raketate verbale, ndonëse mundësia e konfliktit real ushtarak është vërtet shumë e vogël. Kjo është më shumë një luftë psikologjike ballkanike”, thekson Stojadinoviç.

Një nga specialistët më në zë në Zagreb që studion dinamikën gjeopolitike të Serbisë, Ozren Zhunec, gjithashtu ka të njëjtin mendim me Stojadinoviçin. Sepse sipas tij, “as Kroacia dhe as Serbia nuk kanë ndonjë shkak politik, ekonomik, etik apo ndonjë shkak tjetër, për prishjen e mëtejshme të raporteve mes Beogradit dhe Zagrebit. Armatimi po trajtohet më shumë si temë e nxehtë nga mediat. Edhe disa politikanë shohin mundësinë që të mbledhin pikë politike”, tha Zhunec.

Retorika përplasëse mes Serbisë dhe Kroacisë është në fakt një taktikë e vjetër politike, për të fituar mbështetje politike.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, vetëm dy ditë më parë i tha Sputnikut rus se: “Ne i respektojmë edhe kroatët si fqinj, por nuk i duam ata”.

Natyrisht që edhe përgjigja e palës tjetër ishte shumë e shpejtë. Ministri kroat i Mbrojtjes, Ante Kotromanoviç rikujtoi se Daçiçi dhe Vuçiçi janë angazhuar për luftë kundër Kroacisë, në vitet 90-të.

“Serbia mendon se mund të anëtarësohet në BE dhe të vazhdojë bashkëpunimin me Rusinë? E pamundur!,” kërcënoi ai.

Pikërisht këtë retorikë, analistët e cituar nga gazeta më e shitur në Kroaci, e konsiderojnë si qesharake dhe të pakuptimtë.

Dy vende ballkanike garojnë me armët high-tech të fuqive të mëdha botërore, ndonëse as vetë nuk janë të sigurta a mund t’i marrin këto armë dhe a kanë mjaftueshëm para jo vetëm për t’i blerë, por për t’i mirëmbajtur ato.

Tomislav Jakiç, është profesor në Universitetin e Zagrebit dhe jep lëndën e marrëdhënieve ballkanike në Fakultetin e Historisë.

Ai thotë për Jutarnih List, se ky “tregim muskujsh” është dramatik por s’ka të bëjë fare as me Kroacinë e as me Serbinë.

“Kjo e dëmton Kroacinë dhe Serbinë, si dhe tërë rajonin. Këto vende duhet të jenë të vetëdijshme për pasojat”, tha Jakiç.

Qeveria kroate e justifikon furnizimint me këto sisteme moderne, me qëllim që Serbia, aleate e Rusisë dhe si kundërshtare e NATO-s të rimendojë qëndrimin për anëtarësim në BE.

Përgatiti Ylli Pata – /tesheshi.com/

Related Posts

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”
Amerika

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët
Lindja e Mesme

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
Next Post
Trump, tjetër “lëshim gjuhe”: terroristët të vriten me plumba të ngjyer në gjak derri!

Trump, tjetër “lëshim gjuhe”: terroristët të vriten me plumba të ngjyer në gjak derri!

Lulzim Basha flet pas fitores: Të larguarit të bashkohen me ne, dera është e hapur

Raporti i ministrave teknikë, reagon Basha: zgjedhjet u manipuluan, vendi ka nevojë për reformë të sistemit politik

Në një shtëpi në Prishtinë zbulohen 5 kg marihuanë, i dyshuari arratiset

Në një shtëpi në Prishtinë zbulohen 5 kg marihuanë, i dyshuari arratiset

TË FUNDIT

  • Të fundit
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni