Opinioni italian është tronditur nga vdekja e një 51-vjeçari poshtë një nënkalimi, pasi një stuhi e fuqishme me rreshje e zuri atë në rrugë teksa po kthehej nga puna në orët e vona të natës.
Viktima, Guido Zabena, ndërroi jetë brenda automjtetit të tij Fiat Punto në nja nënkalim në Canavesana, midis Feletto-s dhe Rivarolo-s.
Tronditëse këtë ngjarje e ka bërë publikimi i një bisede mes tij dhe nënës, teksa e shihte ujin që po mbulonte makinën.
“Askush nuk vjen për të më ndihmuar, kam frikë se do të vdes këtu”, kanë qenë fjalët e tij të fundit duke folur në telefon me nënën e tij, rrëfyer nga kjo e fundit. /tesheshi.com/