Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mbyllja për median dhe publikun e dy seancave në gjyqësorin e Prishtinës: a janë këto turpe të drejtësisë në Kosovë?

by te Sheshi
02/12/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Mbyllja për median dhe publikun e dy seancave në gjyqësorin e Prishtinës: a janë këto turpe të drejtësisë në Kosovë?

Nga Blendi Gashi

Sikur të mos mjaftonin mbi 400 mijë lëndë të pazgjidhura që rrinë në sirtarët e gjykatave, në Kosovë ë fundmi ka nisur që të mbyllen edhe seanca gjyqësore që janë të ndjeshme për publikun.

Dy më të fundit në të cilat mediat nuk u lejuan të ishin prezente,  “Stenta” – ku të akuzuar janë 44 mjekë, 1 infermier të punësuar në institucione publike shëndetësore dhe 13 punonjës ose ish-punonjës të sektorit privat shëndetësor si dhe rasti ndaj ish-kryetarit të Apelit Salih Mekaj  – ku përgjimet e dala në opinion kanë treguar se ky i fundit është emëruar direkt nga politika – shënojnë një precedent të rrezikshëm të së drejtës së informimit.

Ndërkohë, rasti i dytë ka qenë shumë sensitiv, pasi mbyllja e seancës ndaj Mekajt, i cili akuzohet përkeqpërdorim të detyrës zyrtare, është kërkuar nga Besnik Berisha, këshilltar i kryeministrit Mustafa, dërkohë që në një rast në rolin e avokatit ka mbrojtur edhe djalin e kryeministrit, e që është mbrojtës i të pandehurës Vlora Goranit që akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Pra konflikte interesi ashiqare.

Ndërkohë,  kërkesa për mbylljen e seancës ndaj Mekajt pas kërkesës së avokatit Berisha u mbështet edhe nga prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari.

Reagimet qenë të shumta dhe të ashpra për gjithë këtë që ndodhi, sidomos nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës për pengimin e punës së gazetarëve, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), si dhe disa  organizata joqeveritare.

Mbyllja e seancave për “Mekajn” e “Stenta-t”, vendim skandaloz

Njohës të fushës së drejtësisë japin kritikat e tyre duke thënë se mbyllja e seancave gjyqësore ndodh vetëm kur në lidhje është ndonjë sekret shtetëror.

Isuf Zeja, nga organizata “Demokraci Plus”, e quan skandaloze vendimet për mbylljen e seancave gjyqësore kur interesi i publikut është shumë i madh, pasi rastet në fjalë kanë të bëjnë me korrupsionin.

Zejna, mbylljen e seancave për rastet “Stenta” dhe “Mekaj”, i konsideron si të qëllimshme, duke thënë se seancat mund edhe të mbyllen por në raste të caktuara.

izejna

“Seancat mund te mbyllen në rastet kur janë të parapara me ligj si p.sh. kur shfaqen të dhëna konfidenciale, preken çështje familjare. Por, të mbyllen seancat në një rast penal për korrupsion është skandaloze sepse nuk besoj se ka ndonjë informatë që duhet të fshihet nga publiku. Edhe nëse ka atëherë duhet të mbyllet një pjesë e vogël e seancës, por nuk ka kuptim që nga krejt seanca të përjashtohet publiku”, thotë Zejna, për tesheshi.com.

Sipas tij, mbyllja e seancave gjyqësore është një praktikë e keqe që nuk guxon të përsëritet më.

“Unë shpresoj se Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të adresoj mbylljen e seancave ku interesi i publikut është tejet i madh e sidomos rastet e korrupsionit. Nuk ka asnjë kuptim që të mbyllen seancat e tilla. Në vazhdimësi flasin për ngritje të imazhit të drejtësisë, por në këtë mënyrë nuk përmirësohet por vetëm dëmtohet imazhi”, ka thënë Zejna për tesheshi.com.

Profesori i Fakultetit Juridik, Riza Smaka thotë se seancat gjyqësore edhe mund të mbyllen por në të dy rastet e lartcekura nuk ka pasur arsye të ndodh një gjë e tillë pasi të dhënat nga aktakuzat e rasteve në fjalë janë publikuar nga mediat.

rizaaaaaaaaaa

“Seancat  gjyqësore, në parim, mund të mbahen prapa dyerve, pra, me dyer të mbyllura për publikun përkatësisht mediat por vetëm në raste  të përcaktuar shprehimisht me ligjin në aplikim. Raste të tilla mund të jenë ato të cilat justifikohen nga  kërkesa për mbrojtjen e   intimitetit, raporteve  interfamiljare apo  të sekretit  shtetëror. Gjithësesi, mediat , vetëm në raste jashtëzakonisht   sensitive do të mund të përjashtoheshin nga  seancat gjyqësore  çfarë në rastet e sipërthena nuk  do të mund të trajtoheshin të tilla aq më parë kur të dhënat nga aktakuzat respektive  me kohë janë publikuar madje edhe në mjetet të informimit publik”, ka thënë Smaka, për tesheshi.com.

Edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), thotë se mbyllja e gjykimit apo përjashtimi i publikut shprehimisht është e përcaktuar me ligj dhe ajo zbatohet shumë rrallë dhe në rrethana specifike dhe vlenë për një rast dhe jo për tërë gjykimin.

“Mbyllja e gjykimeve dhe përjashtimi i opinionit, dëmin më të madh i shkakton pikërisht Këshillit Gjyqësor në përgjithësi dhe trupit gjykues në veçanti i cili vëhet para një presioni dhe kur vendimi i trupit gjykues, nëse merret edhe një vendim i drejtë, gjithmonë do të kontestohet shkaku se është marrë në rrethana të mungesës së transparencës dhe llogaridhënies. Është në interes të publikut që gjykimet të jenë të hapura, është në interes dhe është e drejtë e gazetarëve që atyre t’u krijohen kushte për punë përmes lejimit t’i përcjellin pa u penguar gjykimet në fjalë por është në interes të vet gjykatës që gjykimet të jenë transparente !”, thekson KMDLNJ.

Ja sipas ligjit në cilat raste mund të mbyllen seancat gjyqësore:

Neni 445

Gjykata lejon, me vendim të arsyetuar, që gjykimi i çështjes tërësisht apo pjesërisht, të bëhet në seancë me dyer të mbyllura/jo publike/, vetëm kur:

  1. a) është e nevojshme të ruhet një sekret zyrtar dhe rendi publik;
  2. b) përmendën sekrete tregtare, apo shpikjesh, nga publikimi i të cilave do të cenoheshin interesa që mbrohen me ligj;
  3. c) përmenden rrethana nga jeta intime private e palëve dhe e pjesëmarrësve të tjerë në proces.

Neni 446

446.1 Në gjykimin e çështjeve me dyer të mbyllura lejohen të qëndrojnë në sallën e gjyqit vetëm palët, përfaqësuesit e tyre ligjor ose me prokurë dhe ndërhyrësit. Me lejen e gjykatës mund të qëndrojnë në sallën e gjyqit personat zyrtar të caktuar, punëtorët publik dhe shkencor, Nëse një gjë e tillë është me interes për shërbimin e tyre, përkatësisht për veprimtarinë e tyre publike apo shkencore.

446.2 Gjyqtari do ti paralajmërojë personat që janë të pranishëm në seancë nga e cila është përjashtuar publiku, se e kanë për detyrë ta ruajnë si fshehtësi çdo gjë që mësojnë në seancën e këtillë, si dhe për pasojat e zbulimit të fshehtësisë.

Neni 447

447.1 Aktvendimin për zhvillimin e gjykimit me dyer të mbyllura gjykata duhet ta arsyetojë dhe ta shpallë publikisht. 

447.2 Kundër aktvendimit me të cilin vendo set zhvillimi i gjykimit me dyer të mbyllura nuk lejohet ankim i veçantë.

Neni 448

Dispozitat për zhvillimin e gjykimit me dyer të hapura në mënyrë adekuate do të zbatohen për seancën përgatitore dhe atë përpara gjykatës së porositur. /tesheshi.com/

Related Posts

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Çamët trazojnë sërish grekët: deklarime nervoze këndej dhe andej kufirit

Çamët trazojnë sërish grekët: deklarime nervoze këndej dhe andej kufirit

Llahtara e Halepit lindor: kufoma në rrugë, uri dhe rrethim

Llahtara e Halepit lindor: kufoma në rrugë, uri dhe rrethim

Shtëpia e Sfungjerit Bob (sfunxh Bobit) ekziston vërtetë

Shtëpia e Sfungjerit Bob (sfunxh Bobit) ekziston vërtetë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni