Me përfundimin e afatit, janë mundësuar katër koalicione për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, duke mos u bërë i mundur ai më i përfoluri, mes LDK-së dhe VV-së. Ato janë: koalicioni mes AAK-së dhe PSD-së, Nisma-AKR-PD, Koalicioni Vakat dhe Koalicioni Sloboda.
Ishte zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ai që detajoi duke thënë:
“Koalicioni Vakat, i deklaruar ndërmjet tri partive politike: Demokratska Stranka Bosnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bosnjaka.
Koalicioni AAK–PSD, i deklaruar ndërmjet dy partive politike: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate.
Koalicioni NISMA–AKR–PD, i deklaruar ndërmjet tri partive politike: Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë.
Dhe Koalicioni Sloboda, i deklaruar ndërmjet dy partive politike: Progresivna Stranka Kosova dhe Nova Partija Kosova”. /tesheshi.com/