Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Mbi çmimet në sezon, 2-shi i Turizmit: kush i vendos ato…

Nr. 2 i Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi, sqaroi dhe njëherë qëndrimet e saj mbi çmimet në sezon, për të cilat si gjithnjë pretendohet se ka abuzime.

Një ditë pasi tha në një emision se ato nuk mund të diktohen nga shteti por nga tregu, zv/ministrja është rrekur për një shpjegim shtesë, më të kopsitur në logjikë dhe artikulim, e shqetësuar nga deformimet e deklarimeve të saj.

“Të dashur miq,

Duke qenë se disa portale kanë deformuar deklarat e mia në lidhje me çmimet në jug të Shqipërisë, po theksoj edhe njëherë mendimin tim:

Shqipëria është një vend i mrekullueshëm me pasuri natyrore të larmishme dhe të pafundme, dhe ne jemi me fat që jetojmë në këtë vend të bekuar nga natyra.

Për të parë bukuritë e saj dhe për të bërë pushime, Shqipëria ofron çmime dhe mundësi për të gjitha shtresat ekonomike dhe sociale dhe për këtë ju siguroj.

Sigurisht, si në çdo vend të botës, edhe në Shqipëri ka turizëm me kosto të aksesueshme, si dhe vende më të shtrenjta.

Shqipëria është një ekonomi tregu dhe jo ekonomi e planifikuar, ku shteti mund të vendosë çmimet. Çmimet vendosen nga kërkesë-oferta. Disa resorte kanë çmime të larta sepse kanë kërkesë, ndryshe nuk do të vendosnin këto çmime. Si në të gjithë botën edhe në Shqipëri ka vende eskluzive ku çmimet ndoshta nuk janë për të gjitha shtresat shoqërore.

Une ju ftoj të shkoni në Ranën e Hedhun, Durrës, Borsh, Lukovë, Ksamil, kudo në vend, ku çmimet janë totalisht të përballueshme dhe bukuritë manhnitëse. Edhe në Dhërmi apo Jalë ku flitet shpesh për çmime të larta, ka vende ku mund të pushosh me çmime të arsyeshme.

Të pushosh në resorte luksose nuk është e drejtë kushtetuese që shteti duhet të na i garantojë.

Në fund të fundit kjo industri  ka dhe qëllim të prodhojë të ardhura për ekonominë e vendit. Aq më tepër në Shqipëri ku turizmi përbën rreth 25% të PPB. Detyra e shtetit nuk është të përcaktojë çmime. Detyra e shtetit është të kontrollojë standartin. Çmimet i vendos tregu.

Ju ftoj të gjithëve të pushoni në Shqipëri këtë vit.

Të zbuloni bukuritë e saj mahnitëse”, përfundon sqarimin e saj zv/ministrja gjirokastrite. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts