Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

I mbetur 12 vite në sirtar, Ligji për Sigurimet Shëndetësore në Kosovë fillon të sheh dritën

by te Sheshi
25/08/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
I mbetur 12 vite në sirtar, Ligji për Sigurimet Shëndetësore në Kosovë fillon të sheh dritën

Nga Bashkim Kastrati

Që nga viti 2004, Ligji për Sigurime Shëndetësore është hartuar dhe është dorëzuar në Qeverinë e Kosovës. Ndërsa, Ligji për Sigurimet Shëndetësore është miratuar në vitin 2007, mirëpo ai asnjëherë nuk ka hyrë në fuqi. Ndërkohë ky ligj ishte tërhequr për shkak të implikimeve buxhetore, me rekomandimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Qeveria e Kosovës tashmë ka marrë vendim që fillimi i mbledhjes së fondeve për Ligjin për Sigurime Shëndetësore të fillojë më 1 janar 2017.

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për fillimin e mbledhjes së premiumeve për Sigurime Shëndetësore ka ardhur pas kërkesës së bërë ditë më parë nga Këshilli Përgatitor për Themelimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, i cili kishte kërkuar që Qeveria të miratojë fillimin e mbledhjes së premiumeve, që është i përcaktuar me ligj.

Në lidhje me obligimet që do të kenë, si punëdhënësit dhe punëmarrësit për sigurimet shëndetësore, zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thonë se ata do të informohen me kohë përmes fushatave vetëdijësuese.

Për këtë ligj Qeveria e Kosovës ka planifikuar të ndajë 17 milionë euro për të punësuarit në sektorin publik, dhe rreth 14 milionë euro për sektorin privat.

Ja si do të grumbullohet baza e fondit për sigurime shëndetësore

Një nga sfidat më të mëdha për implementimin e këtij ligji është kostoja e lartë financiare dhe implikimet buxhetore që shkakton ky ligj. Në sektorin publik, në bazë të pagës mesatare, kostoja duhet të jetë 18 milionë euro në vit për të punësuarit, si dhe 18 milionë euro për qeverinë.

Ndërkaq në sektorin privat, në ndërmarrjet të cilat paguajnë TVSH, ashtu siç edhe është e theksuar në Ligjin për Sigurime Shëndetësore, në bazë të pagës mesatare, kostoja vjetore do të jetë 19 milionë euro për punëdhënësin, ndërsa për punëmarrësin 19 milionë euro. Përqindja e premiumeve është e ndarë në mënyrë të barabartë.

Përfitimet varen plotësisht nga mjetet të cilat do të jemi në gjendje t’i mbledhim për t’i investuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Pra, duhet patjetër të kalojë një periudhë disa mujore, në mënyrë që të grumbullohen mjetet financiare. Më pas, këto mjete do të shfrytëzohen për të rritur cilësinë e shërbimit shëndetësor në sektorin publik. Duhet pritur rreth 6 muaj që të mblidhen mjetet e para financiare.

Për ta marrë statusin e të siguruarit, qytetarët dhe banorët e Republikës së Kosovës do të kontribuojnë me premium në lartësi prej 7 për qind nga të ardhurat personale bruto të të punësuarit, por të ndara përgjysmë. Pra, 3.5 për qind nga punëdhënësi dhe 3.5 për qind nga punëmarrësi.

Me këtë, punëtori fiton statusin e të siguruarit për vete dhe për të gjithë anëtarët e familjes së ngushtë. Gjithashtu një grup i qytetarëve do të paguajë 2 euro për person në muaj, për të marrë statusin e të siguruarit, dhe kjo do të zgjasë deri sa t’i kategorizojmë ata në grupet përkatëse të të punësuarve. Prej tyre pritet të mblidhen rreth 6 milionë euro në vit, dhe më pas këta qytetarë do ta fitojnë statusin e të siguruarit shëndetësor.

Ndërsa për të gjithë personat nën vijën e ndjeshmërisë sociale, shteti do të vazhdojë t’i financojë shërbimet e rregullta shëndetësore, sikurse ka bërë deri më tani.

Qytetarët skeptikë për shërbimet shëndetësore

Qytetarët janë skeptik sa i përket implementimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore e sidomos për shërbimet që ofron sektori publik shëndetësor. Ata thonë se nëse nuk do të ketë investime në institucionet publike shëndetësore, sigurimi shëndetësor nuk do ta ketë efektin e vetë, pasi që aktualisht ka shumë mangësi në institucionet shëndetësore, e sidomos në institucionin terciar shëndetësor që është Qendra Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Qëndrim Aliu thotë se sigurimet shëndetësore janë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, por ai thotë se nuk ka kushte në Kosovë që qytetarët të marrin shërbimet për të cilat do të paguajnë çdo muaj nga të ardhurat e tyre.

“Siç dihet spitalet tek ne nuk kanë kushte të duhura, për t’u kontrolluar duhet pritur shumë, për të bërë një fotografim të thellë duhet pritur me muaj të tërë apo me vite, për t’u operuar duhet pritur ashtu me muaj. Të gjithë ata që kanë para të gjitha këto shërbime i kryejnë në sektorin privat, e që realisht në këtë sektor i gjejnë mjekët e njëjtë, por që tashmë i presim më mirë, me më mirësjellje dhe me më përkushtim. E kur i kemi parasysh të gjitha këto unë dyshoj që do të ketë sukses ky ligj”, thotë Aliu.

Ndërsa Burim Mazrekaj thotë se duhet investuar shumë në sektorin shëndetësor, e pastaj të vihen taksa për qytetarët, pasi që në rastet kur qytetarët kontributdhënes të taksave kanë nevojë për shërbime shëndetësore, ato duhet të jenë siç duhet.

“Taksa për 3.5 për qind apo 7 për qind në total për të punësuarit është e lartë, nëse e krahasojmë me kushtet që ofrohen aktualisht në shëndetësi. Së pari duhet të hiqet korrupsioni dhe të investohet shumë në aparatura në mënyrë që qytetarët të kenë shërbime të mira dhe të mos vrapojnë pastaj nga një klinikë private tek tjetra për të marrë shërbimet, të cilat nuk ofrohen si duhet apo për të cilat duhet pritur në spitalet e shtetit”, thotë Mazreku. /tesheshi.com/

Related Posts

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë
Sociale & Shoqëri

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës
Sociale & Shoqëri

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025
Next Post
Nga Fatjon NANAJ: Dhuna si kryefjalë

Nga Fatjon NANAJ: Farsa e kundërrevolucionit francez ndaj burkinit

Avionët gjermanë mund të largohen nga baza ajrore e Inxhirlikut

Avionët gjermanë mund të largohen nga baza ajrore e Inxhirlikut

Revolucion ajror: fluturon një “nëndetëse”

Revolucion ajror: fluturon një “nëndetëse”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni