Numri dy i diplomacisë kosovare, Emanuel Demaj, ka pritur në aeroportin e Prishtinës, Sofia Kastriotin, pasardhësen e brezit XIV të Skënderbeut.
Zëvendësministri Demaj tha se ishtë një kënaqësi që të priste stërmbesën e heroit kombëtar.
Ai shtoi se vizita e saj është nder për Kosovën.
Sakaq, vetë ajo u shpreh: “Jam e gëzuar, po ndihem mirë dhe e lumtur për pritjen dhe faleminderit shumë të gjithëve”.
Sofia Kastrioti do të jetë mysafire e festivalit tradicional “Hardh Fest” që organizohet në Rahovec për nder të ditës së rrushit. /tesheshi.com/