Nga PS u reagua për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, gjithsesi duke e mos konsideruar njeri të tyre. Rama shkroi:
“Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona!”.
Më herët, Taulant Balla u shpreh:
“Nuk dua të shtoj asgjë mbi njoftimet që duhet të bëjnë institucionet e drejtësisë. Thirrja për qytetarët e Elbasanit është ju lutem, ju jeni njerëz që duhet të vlerësoni rëndësinë e këtij momenti, nuk duhet të bini pre e provokimeve, këto paramilitare që kanë zbarkuan në çdo cep t’i ndëshkojmë më 25 prill”.
Kujtojmë se sipas Gazmend Bardhit, vrasja e Xhuvanit nga njeriu i tij ka ardhur pasi viktima po tentonte të blinte vota. /tesheshi.com/