Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Tragjedi në Kelly Family: çmenduria shuan Barbie-n

Barby Kelly, një anëtare e bandës irlandeze dikur planetare The Kelly Family, ka vdekur në moshën 46-vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër. Ky lajm tragjik u njoftua nga familja e saj përmes kanaleve zyrtare të bendit.

“Motra jonë e dashur Barby ndërroi jetë disa ditë më parë. Jemi thellësisht të pikëlluar, do të na mungojë pafund dhe gjithmonë do ta mbajmë në zemrat tona. Ne i falënderojmë të gjithë për dhembshurinë dhe lutjet e tyre në këtë kohë”, thanë ata.

Rreth 20 vjet më parë, Barby u largua nga banda familjare dhe u tërhoq nga publiku për shkak të njw sëmundjeje mendore, dhe vëllai i saj Jimmy tha në atë kohë se motra e tij nuk ishte mirë dhe kishte nevojë për ndihmë. Ai arriti në përfundimin se popullariteti i madh në të gjithë botën që gëzonte banda në atë kohë dhe presioni i madh shkatërroi motrën e tij.

Bendi muzikor irlando-amerikan filloi karrierën e tij në vitet 1970 me koncerte rrugore nëpër Evropë. Përparimi i madh në skenën muzikore erdhi shumë më vonë, në vitet ’90.

Në vitin 1994, ata regjistruan albumin hit “Over the Hump”, i cili shndërroi vëllezërit dhe motrat e Angel, Paddy, Patricia, Maita, Kathy, Barby, John, Jimmy dhe Joey në yje të mëdhenj të muzikës. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts