Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mazhoranca e opozita bëhen “bashkë” kundër ndërtimit të lagjes “Lugina e Diellit”

by Te Sheshi
09/06/2016
in Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Mazhoranca e opozita bëhen “bashkë” kundër ndërtimit të lagjes “Lugina e Diellit”

Fillimi i ndërtimit të 300 shtëpive për serbët në komunën e Zveçanit, projekt ky i financuar nga qeveria e Serbisë, ka bërë që njëzëri të reagojnë qeveria e Kosovës si dhe opozita kosovare.

Qeveria e Kosovës thotë se fillimi i ndërtimit të një lagje të tillë është e kundërligjshme, ndërsa opozita e quan rikthim klasik të Serbisë në Kosovë.

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se serbët e kthyer në Kosovë nuk kanë leje që të ndërtojnë lagjen “Lugina e Diellit” në veri të Kosovës. Këtë koment ai e ka bërë në Istog, ku u shoqërua nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ku inauguruan projektin “Mbështetja e agro-turizmit, bizneseve dhe zhvillimit ekonomik në Istog”.

“Ata (serbët) nuk kanë të drejtë për ndërtimin e lagjes ‘Lugina e Diellit’. Është e palejueshme dhe nuk ka asnjë vlerë përderisa institucionet nuk kanë dhënë leje”, ka thënë Mustafa.

MMPH “Luginën e Diellit” në Zveçan e konsideron të kundërligjshme

Ndaj projektit të paralajmëruar nga Beogradi për ndërtimin e shtëpive për serbët ka reaguar edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila thotë se nuk është informuar as konsultuar në asnjë moment për projektin e ndërtimit të lagjes për të kthyerit në Komunën e Zveçanit, përveç nga mediet.

MMPH edhe njëherë sqaron se fillimi i ndërtimit të kësaj lagjeje nuk mund të bëhet pa leje ndërtimore të lëshuara nga organet komunale në bazë të planit zhvillimor komunal dhe hartës zonale komunale.

“Komunat në veriun e Kosovës, nuk disponojnë këto dokumente të Planifikimit Hapësinor Komunal të përcaktuara me ligjin për planifikimin hapësinor NR 04/L-174. Mbështetur në këtë, çdo aktivitet ndërtimor i filluar në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi nga ana e Komunës së Zveçanit, në këtë rast, do të konsiderohet i jashtëligjshëm. MMPH mbështet kthimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës në vatrat e tyre, por është e vendosur që kjo të bëhet në bazë të legjislacionit në fuqi. Përkitazi me këtë rast, MMPH do të bashkëpunojë ngushtë edhe me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal”, thuhet në kumtesën e kësaj ministrie.

AAK: Projekti në Zveçan, rikthim klasik i Serbisë në Kosovë

Ashpër ndaj projektit në fjalë ka reaguar edhe partia e dytë opozitare në vend, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila thotë se ajo çfarë po ndodh në Zveçan është rikthim klasik i Serbisë në Kosovë!

“Paralajmërimi se sot do të nisë ndërtimi i 300 shtëpive për serbët në Zveçan, projekt ky i financuar nga Qeveria e Serbisë, është përpjekje për kolonizimin e tretë të Kosovës, vlerëson Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Sipas AAK-së, Serbia nuk mund të realizojë asnjë projekt as madhor as të vogël në territorin e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës e ka për obligim kushtetues ta mbrojë vendin nga ndërhyrjet e jashtme, siç është edhe ky i sotmi, ose nëse nuk ka fuqi ta bëjë një gjë të tillë, ajo duhet që urgjentisht të tërhiqet nga detyra, të cilën s’po mund ta realizojë.

Asnjë qeveri nuk mund ta shndërrojë Serbinë në hisedar të Kosovës, dhe mosreagimi i qeverisë dhe institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës, është i barabartë me tradhti kombëtare. Aq më tepër vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd, në një situatë të tillë, kur Serbia nuk e përfill as shtetin as Qeverinë e Prishtinës, s’ka më asnjë kuptim”, thekson AAK.

Partia e Haradinajt më tej shton se ndërtimi i 300 shtëpive për serbët nga qeveria e Serbisë dhe në territorin e Kosovës, nuk mund të konsiderohet ndryshe përpos si shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Edhe deputetët e kuvendit të Kosovës, është mirë ta rikthejnë edhe një herë betimin e dhënë dhe të mos mblidhen në seanca ku diskutohen çështje krejt ordinere, sikur Kosova është në normalitet. Kjo që po ndodh sot në Zveçan, është rikthim klasik i Serbisë në Kosovë!”, thuhet në reagimin e AAK-së. /tesheshi.com/

Related Posts

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën
Shëndet & Gatim

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata
Të fundit

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!
Bota & Rajoni

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Next Post
Si të bëni vezën të mos jetë më ovale (video)

Përmbyset autobusi me studentë në Brazil, 16 të vdekur e 30 të plagosur

Turqia akuzon hapur Gjermaninë për atentatet e fundit terroriste

TË FUNDIT

  • Të fundit
Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni