Një masakër e vërtetë ka ndodhur në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë, ku një person me probleme mendore ka vrarë 8 vetë, të gjithë pjesëtarë të një fisi.
“Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të policisë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes dhe autori ende nuk është kapur.
Motivet e krimit të rëndë ende nuk dihen. /tesheshi.com/