Një masakër masive ka ndodhur në Nice të Francës ku një kamion ka marrë përpara turmën që po kthehej nga festimet e 14 Korrikut dhe deri tani flitet për 73 të vdekur dhe 100 të plagosur.
Kamioni ka ecur në mënyrë zigzage në rrugë për të shtypur numrin më të madh të njerëzve, ndërkohë që policia theksoi se nga brenda kamionit është qëlluar me automatik dhe granata.
Kamioni ka sulmuar njerëzit në shëtitoren buzë detit e cila në këtë kohë është e tejmbushur.
Edhe pse deri tani nuk është folur nga organet zyrtare për fajtorët, mediat europiane theksojnë se kemi të bëjmë me një akt terrorist.
Policia shkëmbeu zjarr me drejtuesin e kamionit, për të cilin thotë se e ka ekzekutuar. Zyrtarët janë të kujdesshëm dhe deri më tani ngjarjen e kanë cilësuar si sulm, por nuk përmendin fjalën terrorizëm edhe pse dyshimet të çojnë aty.
Pamjet që vijnë nga rrugët e Nices janë vërtet të rënda.
/tesheshi.com/