Një masakër mjedisore është shkaktuar në plazhin e Zvërnecit, ku nga deti kanë dalë një masë e madhe mbeturinash, ku dominojnë mbetjet plastike. Ato janë sjellë aty nga rrjedha e lumit Vjosë, fryrë së fundi nga rreshjet e ditëve të fundit, ku masat ujore kanë shërbyer dhe si transportues të masave me mbeturina të gjithëçfarëllojshme
“Ka 10 ditë që furtuna solli mbetje. Nga lumenjtë rrymat e detit i sjellin këtej”, tha një peshkatar.
Janë pikërisht peshkatarët ata të cilët e kanë denoncuar rastin në media. Ata kërkojnë që shteti të ndërhyjë menjëherë ndaj kësaj masakre mjedisore, ku veç Vjosës, shndërruar në vatër mbeturinash nga banorët e fshatrave që e shoqërojnë atë përgjatë rrjedhës, po e pësojnë dhe plazhet e virgjëra të Jonit, posaçërisht ato në zonën e Zvërnecit në Vlorë. /tesheshi.com/