Ministrja e Jashtme austriake, Karin Kneissl, e tha “Po”-në e saj këtë të shtunë dhe u martua me sipërmarrësin Wolfgang Meilinger.
Qershia mbi tortë e dasmës ishte prania e Presidentit Putin, i cili mbërriti privatisht në ceremoni dhe, në kundërshtim me thashethemet rreth ardhjes me helikopter, ai ishte pjesë e kolonës së makinave, ku përfshihej kancelari Sebastian Kurz.
Sipas mediave, udhëheqësi rus arriti në dasmë me ansamblin Don Cossack.
Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe; mes ministres- nuse 53-vjeçare dhe kreut të Kremlinit, pati kërcim valsi. /tesheshi.com/