Marko Gjuriçit është thënë “stop” sërish nga autoritetet kosovare. Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, nuk është lejuar të hyjë në Kosovë këtë pasdite, edhe pse është pretenduar se vizita e tij “ishte lajmëruar siç duhet”.
I nervozuar me gjasë nga poshtërimi, Gjuriç ka reaguar për mediat e Beogradit duke thënë: “Ky është një vendim skandaloz i Prishtinës, në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet dhe parimet elementare të lirisë së lëvizjes”.
Muaj më parë, ai u arrestua nga forcat speciale kosovare, sapo hyri në Kosovë në injorim të autoriteteve, duke u shpërfyturuar në pamje. Më pas u lirua, duke marrë me vete shijen e hidhur të turpërimit që iu bë. /tesheshi.com/