Tregtia nëpërmjet internetit është bërë një pjesë e pandarë e realitetit tonë të sotëm. Gati 71% e shitblerjeve realizohen online sepse aty gjenden dhe ofertat më të mira.
Mirëpo si filloi kjo lloj tregtie dhe kur? Në vitin 1970 ekzistonte ARPANET një lloj pararendësi i internetit dhe disa studentët nga Stanford University dhe Instituti i Teknologjisë në Massachusetts (MIT) krijuan një sistem virtual shitjesh dhe “malli” i parë ka qenë mall në të gjithë kuptimin e fjalës: ishte një sasi e papërcaktuar marijuane. Mirëpo nuk ishin të vetëdijshëm se shitja e drogës do të përbënte një ngjarje që do të ndryshonte rrjedhën e historisë. /tesheshi.com/