Ylli i futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona është në zi.
Pas një sëmundje të gjatë, babai i tij Don Diego Maradona, ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare.
Lajmi konfirmohet nga e përditshmja argjentinase “Clarid”.
Mësohet se babai i Maradonës ishte i shtruar në spitalin e Los Arcos në Buenos Aires për shkak të problemeve të shumta me frymëmarrjen dhe problemeve kardiake . /tesheshi.com/