Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Maqedonasit e Pustecit mbas bërjes bashki: ja çfarë duam tjetër nga shteti shqiptar

by te Sheshi
13/06/2015
in Intervista
Reading Time: 5 mins read
A A
Maqedonasit e Pustecit mbas bërjes bashki: ja çfarë duam tjetër nga shteti shqiptar

Nga Gëzim Hashimi

Zona e minoritetit maqedonas në rrethin e Korçës nuk quhet më Liqenas por Pustec. Sinjalistika rrugore të orienton jo vetëm për këtë, por edhe që të hapësh ca më shumë sytë se je në një park kombëtar.  Edhe emërtimi i qendrës së komunës dhe fshatrave të saj  nuk është më ai që la sistemi monopartiak.

sinjalistika Pustec

Kryetari i komunës, Edmond Themelko, tregohet mjaft i vëmendshëm që çdo bashkëbiseduesi t`i bëjë të qartë  se nuk mund të gabojë dy herë duke i quajtur fshatrat me emrat e imponuar dikur. Në një prezantim të materialeve zgjedhore që bëhet  në praninë e drejtuesve më të lartë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, flitet në shqip dhe në maqedonisht. Disa vajza të reja janë veshur  me kostumet tradicionale plot ngjyra të zonës, për të dëshmuar se ruajnë me fanatizëm zakonet e tyre të vjetra.

Lefterie Luzi ne Pustec

Komuna e Pustecit me 9 fshatra dhe rreth 5200 banorë që do të jetë bashki më vete, është e përbërë pothuajse e gjitha nga një popullsi e komunitetit maqedonas. Në respektim të të drejtave të tyre si minoritet, ashtu siç ndryshuan emrat e fshtatrave do të kenë pas zgjedhjeve të 21 qershorit një bashki dhe jo më komunë.  Megjithatë, zërat për më shumë të drejta sa vijnë e shtohen, dhe nga Pusteci kërkohet më tepër . . .

Mësimi i gjuhës maqedonase në shkollë

Përfaqsuesit e minoritetit maqedonas e dinë mirë se antarësimi i vendit tonë në Bashkimin Europian kalon edhe përmes njohjes dhe zbatimit të të drejtave të tyre dhe nuk lenë rast që t`i kërkojnë  me durim ato. Vasil Steriovski, një politikan i ri që është edhe sekretar i përgjithshëm i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim Europian, thotë se në bazë të kërkesave të KE-së, komuniteti duhet të arsimohet në masën 60% në gjuhën amtare.  Sipas tij, kjo e drejtë aplikohet vetëm në 20% .

Shkaku është mungesa e teksteve që duhet të përgatiten me alfabetin cirilik, si dhe e personelit mësimdhënës.  Por, kjo e fundit nuk mund të jetë edhe aq pengesë, sepse Steriovski thotë se ka mjaft djem e vajza të reja që janë diplomuar në universitetet e Maqedonisë dhe janë të gatshëm të  japin mësim për fëmijët këtej kufirit në zonën e Prespës.

“Janë reth 400 studentë  të komunitetit tonë që  janë diplomuar në Maqedoni, prandaj në këtë pikë çështjen e  kuadrove e shikojmë të zgjidhur”, thekson  Steriovski.  Edhe kjo mësimdhënie e stadit aktual nuk shikohet si cilësore, prandaj  kjo mbetet një temë e përditshme dhe parësore mes banorëve të Pustecit.  Dhe jo vetëm ndër ta, por edhe në fshatra të tjera ku gjithashtu rregjistrohet  popullsi e këtij komuniteti por në numër më të pakët. “Vetëm me një mësues që mund të qarkullojë gjatë javës në disa fshatra , problemi i mësimit të gjuhës maqedonase  mund të zgjidhet”,  mendon Vasil Steriovski.

Ai shikon si një shqetësim edhe faktin që fëmijët e flasin gjuhën maqedonase duke e trashëguar atë nga prindërit, por nuk arrijnë ta mësojnë  me shkrim e këndim. Kërkesa në rritje e banorëve të thjeshtë por edhe e njerzve që ata kanë zgjedhur ti` përfaqsojnë, është që gjuha maqedonase  të mësohet dy  orë në javë në të gjitha ato shkolla ku ka fëmijë të këtij minoriteti. Në këtë drejtim, sipas Steriovskit, politikanë të ndryshëm por edhe ndërkombëtarët,  premtojnë por ende nuk po përmirësojnë gjendjen.

Parmenda që çan drejt integrimit europian…

Pusteci dhe Prespa

Në sezonin e pranverës, kur toka e pakët bujqësore e zonës  shqiptare të Prespës, pra ajo e Pustecit fillon  të mbillet,  të ze syri mjaft banorë që punojnë me parmendë. Një kafshë, që kësaj zone është mjaft e përhapur për punë si gomari, tërheq parmendën dhe fshatari kësisoj  e kultivon  me mundim tokën e tij. Cvetko, është një mësues i fshatit, por  duart e tij të fuqishme  me kallo të lenë përshtypjen se më shumë mund t`i zhubrosin librat kur i kapin. Ai vetë merret edhe me bujqësi për të siguruar disa prodhime për konsum vetjak. “Eshtë shumë i vërtetë ky fakt që në zonën tonë akoma lërohet toka me parmendë.

banor i zones ne pune

Punimi me traktor ka kosto të lartë  të naftës dhe me ato pak të ardhura që sigurojnë nga toka njerzit i kursejnë duke punuar vetë me parmendë”,  thotë Cvetko.  Bashkëbiseduesi  tjetër Vasil Steriovski shton se  kjo lloj pune primitive ka mbetur nga fukarallëku.  Bujqësia nuk ka asnjë prespektivë këtu, turizmi  ditor nuk është i qëndrueshëm, ndërsa nga peshkimi në liqen vetëm aty nja 80 familje sigurojnë të ardhura.

Banorët shfrytëzojnë afërinë me të ngjashmit e gjakut të tyre matanë kufirit në maqedoni dhe Greqi për punë sezonale apo ndonjë tregëti të vogël. Steriovski sqaron se të rinjtë shkojnë e punojnë kur është sezoni i mollëve në Resnjë të Maqedonisë, apo i fasuleve në pjesën maqedonase të Greqisë.

Vit pas viti, kështu ka mbetur jetesa e banorëve të zonës së Pustecit, e megjithatë ata ja kanë dalë ta përmirësojnë. Banesat e reja tip vilash janë shtuar, e po kështu lokale me shërbim restorantesh e hotelerie. Realiteti nuk është aq i hidhur, sepse pushuesit vendas e të huaj nuk mungojnë për turizmin ditor.

Lumë financimi dhe premtimesh

Partia e minoritetit maqedonas që drejton kryetari aktual i komunës dhe kandidati për kryetar bashkie, Edmond Themelko, ka marrëveshje koalicioni me partinë në pushtet. Më parë ishte në koalicion me  PD-në, kur kjo parti ishte në drejtim të qeverisë. Sekretari i përgjithshëm Vasil Steriovski, duke buzëqeshur spjegon se kjo  është “taktika” e zgjedhur për të përfituar sadopak nga dy partitë më të mëdha që ngrihen në pushtet , në dobi të zonës e komunitetit të tyre. E vërteta është se për zonën e  Prespës shqiptare financimet nuk kanë munguar, por ato kanë humbur si një rrëke  uji në rërë.  “Mbi 10 milion euro janë dhënë për komunën tonë që nga viti 2000 e këtej, por këto investime nuk janë të dukshme”,  pohon Vasil Steriovski.

Qeveria gjermane ka financuar shumë për pyjet dhe Parkun Kombëtar të Prespës,  e përsëri  gjendja e mjedisit këtu nuk është aspak e mirë.  Financimet kanë ardhur edhe nga drejtime të tjera, e sërish rezultatet nuk janë ato të duhurat. Për zonën e Prespës më shumë organizohen seminare e trajnime sesa  projekte konkrete. Kështu që edhe ato fonde që jepen, në fund kanë atë kënaqësinë e fshirjes së buzëve nga konsumi i tavës së mrekullueshme të peshkut që gatuhet këtu.

Si të kenë bërë një marveshje mes tyre, jo vetëm politikanët e lartë por edhe të huajt që përfaqsojnë organizma e shtete të rëndësishme e cilësojnë Prespën shqiptare si një perlë.  Steriovski thotë se zona është vizituar nga kryeministra të ndryshëm  por edhe ambasadorë  me peshë politike, të cilët zotohen shumë  për ndihmë  e pas ikjes së tyre  gjithçka sikur harrohet.  “Erdha, pashë, premtova”, kjo duket se  është deviza e politikanëve dhe ndërkombëtarëve për  zonën shqiptare që e lag liqeni i Prespës së madhe.  Për komunën- bashki të Pustecit, me minoritetin më të madh maqedonas, që  ka edhe partinë e vet me një emërtim të bukur integrimi. /tesheshi.com/

Related Posts

Saviano: Vuajtjet e mia
Intervista

Saviano: Vuajtjet e mia

05/05/2025
Shkrimtari i shquar amerikan dhe libri i tij me famë: Drejtësia, ajo që do e mund Izraelin!
Intervista

Shkrimtari i shquar amerikan dhe libri i tij me famë: Drejtësia, ajo që do e mund Izraelin!

16/01/2025
Mendimtari hebre Ilan Pappe: Dehumanizimi, në AND-në e Izraelit!
Intervista

Mendimtari hebre Ilan Pappe: Dehumanizimi, në AND-në e Izraelit!

15/01/2025
Next Post
“Euro 2016”:  Kroacia dhe Italia ndajnë pikët, ja rezultatet e tjera

“Euro 2016”: Kroacia dhe Italia ndajnë pikët, ja rezultatet e tjera

FOTO/ E verbër dhe me autizëm, historia e vajzës e parë me sytë e babait

FOTO/ E verbër dhe me autizëm, historia e vajzës e parë me sytë e babait

Gjermania rrëzon hetimin për përgjimin e celularit të Merkel

Gjermania rrëzon hetimin për përgjimin e celularit të Merkel

TË FUNDIT

  • Të fundit
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025
Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni