Trajneri spanjoll Pep Guardiola është i njohur si manjak detajesh në funksion të disiplinës së skuadrës. Por një ndalim i ri i imponuar nga ai për lojtarët, është një precedent në futboll.
Dihet që nga ardhja e tij në stolin e Manchester City-t, do shoqërohej me rregulla strikte që lojtarët duhet t’i përmbahen, por jo deri në këtë pikë.
Media angleze thotë se Guardiola ka shkuar një hap më tej në sezonin e ri, duke jua ndaluar lojtarëve përdorimin e telefonave celularë në qendrën e trajnimit, duke përfshirë dhe sallën e takimit.
U vendos që lojtarët do të dorëzojnë telefonat celularë, ngjashëm si në shkolla.
Me sa duket, Guardiola e ka ndërmarrë këtë hap ekstrem për shkak të disa lojtarëve që shpenzojnë shumë kohë në rrjetet sociale.
Disa prej tyre e kanë konsideruar vendimin si kundërproduktiv. /tesheshi.com/