Koleksionistët e automjeteve e dinë sa vlera e automjetit po rritet nëse është prodhuat në një seri të vogël.
Me këtë kriter, mund të hamendësoni se sa është vlera e një BMW-je 1600 GT Cabriolet, dalë nga prodhimi në vjeshtën e vitit 1967. Nuk mund të jetë më e rrallë, sepse është kopja e vetme dhe është restauruar krejtësisht!
Pak më shumë se 51 vjet më parë, fabrika e BMW-së në Dingolfing doli me dy prototipa të konvertueshme me 4 vende të dizajnuara nga italiani Pietro Frua.
Rreth një vit më parë, më1966, BMW kishte marrë fabrikën në Dingolfing, e cila ishte shtëpia e famshme Glas Goggobel, si dhe veturat ekskluzive të Volkswagen Golf, projektuar gjithashtu nga Pietro Frue.
Prodhuesi i famshëm bavarez kishte plane të mëdha për eksportin e 1600 GT Cabriolet në SHBA, por gjithçka mbeti në letër dhe vetëm dy mostra arritën të dalin nga prodhimi.
Njëra u shkatërrua shumë shpejt gjatë testimit ndërsa tjetra iu dha Herbert Quandt, aksionarit më pas më të madh të BMË-së.
Gjatë viteve, makina ka ndryshuar disa pronarë, dhe kur është parë nga ekspertë të BMW Group Classic, nuk kishte dilema. Ata vendosën ta blejnë dhe ta restauronin tërësisht.
Pas disa vitesh pune në “vendin e lindjes”, pra në fabrikën në Dingolfing, restaurimi u përfundua me sukses: BMW 1600 GT Cabriolet u kthye në pamjen e saj origjinale. Tani do të mbetet në muzeun e fabrikës si një dëshmi për një nga BMW-të më të bukura në historinë e kompanisë, e cila nuk ishte e destinuar të mos arrinte në tregun e madh të konsumatorëve. /tesheshi.com/