Ish ndër miqtë më të ngushtë të Metës në PS-së, Pandeli Majko, ironizoi protestën e 2 marsit të thirrur nga kreu u shtetit, duke e quajtur atë si një “shëtitje”.
Në një intervistë për A1 Report dhënë nga ambientet e Kongresit socialist, Majko iu përgjigj interesit gazetarek duke thënë:
“Më pyetet për shëtitjen që do të bëjnë në datë 2 mars njerëzit duke protestuar… Kanë të drejtën e tyre.
Ne nuk diskutojmë se ç’kanë të drejtë të tjerët. Ne diskutojmë se çfarë përgjegjësisë kemi për atë që po i vjen Shqipërisë, sepse mendojmë se kemi barrë, pak më tepër se sa duhet, kemi marrë gjithë pushtetin lokal, qeverisjen ekzekutivin e vendit të vetëm”.
Majkoi ironizoi gjithashtu dhe pretendimet për grusht shteti.
“Unë kam konflikt interesi se jam anëtar i qeverisë, dhe të shprehem përgjigja ime dihet. Por mendoj se nëse në Shqipëri do të kishte grusht shteti, hipotetikisht, të parat që do të reagonin strukturat ndërkombëtare ku marrim pjesë apo kemi marrëveshje me ta, do të reagonin NATO, partnerët, fqinjët, do të bëhej një zallamahi aq e madhe sa besoj do të kishte një përsëritje të dytë të marrëdhënieve që Shqipëria krijoi gjatë vitin 97 kur u vendosën në Shqipëri trupat nga ndërkombëtarët”, tha Majko. /tesheshi.com/