Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro, u bëri thirrje forcave të armatosura që të jetë gati në rast se SHBA vendos për të nisur një ofensivë ushtarake ndaj vendit të tij, ndërkohë që lideri i opozitës i Juan Guaido kërkon të nxjerrë ushtrinë në anën e vet.
Maduro i bëri thirrje ushtrisë që të “jenë të gatshëm për të mbrojtur vendin me armë në dorë në qoftë se një ditë perandoria e Amerikës së Veriut guxon të sulmojnë vendin, tokën e tij të shenjtë”:
Maduro e leëshoi këtë thirrje gjatë inspektimit bazën ushtarake në shtetin e Cojedes, në veriperëndim.
Reagimi vjen pak pasi Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën se “ndërhyrja ushtarake është e mundur”. “Nëse ata kanë nevojë për të, Shtetet e Bashkuara do ta bëjnë këtë”, shtoi ai. /tesheshi.com/