Një maçok britanik, që mendohet të jetë më i vjetri në botë, ka festuar ditëlindjen.
Rubble mbushi plot 30-vjeç më 1 qershor.
Kafsha shtëpiake jeton me pronaren Michele Heritage, e cila i organizoi një festë me disa nga gjërat më të preferuara të tij dhe një tas me qumësht.
“Është një maçok i bukur, dhe pse ka filluar të grindet për shkak të moshës së madhe,”-tha Michele. “Unë e kam marrë kush isha 18-vjeç dhe Rubble ishte një kotele. Ai vuan nga presoni i lartë i i gjakut kështu që ka nevojë të pijë ilaçe rregullisht.”
Mendohet se Rubble është maçoku më i vjetër në botë, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Maçoku më i vjetër në botë sipas Rekordeve Gines është Creme Puff, i cili ka lindur më 3 gusht 1967 dhe ka jetuar deri më 6 gusht 2005, 38 vie e 3 ditë.
Creme Puff jetonte me pronarin e tij Jake Perry në Austin të Teksasit./tesheshi.com/