Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Lulzim Basha: i vetmi aspirant për kryeministër që “harron” të djeshmen si qeveritar

by te Sheshi
07/08/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Lulzim Basha: i vetmi aspirant për kryeministër që “harron” të djeshmen si qeveritar

 Basha po e instalon çdo ditë e më fort në fjalorin e tij politik të qënit kryeministër “pas dere”, sapo të bie qeverisja e majtë e kryesuar nga Rama. Fraza klasike “sapo të vijmë në pushtet…”, po shndërrohet në kryefjalë të akuzave të kombinuara me oferta, një fenomen i zakonshëm ky në praktikat opozitare, sidomos ato shqiptare. Dhe kjo është mëse e natyrshme. Por ajo që çedon në këtë rast me figurën e Bashës, është se ndryshe nga paraardhësit e tij, duke nisur që me Nanon në 97-ën, kreu demokrat nuk ka asnjë kolateral besueshmërie.

Le të bëjmë krahasimet:

Nano  në 97-ën – Kur Nano kërkonte pushtetin atë kohë, ai vinte pas disa vitesh persekutim politik me bajtjen në burg, por që mbi të gjitha ende “nuk ishte provuar” plotësisht si kryeqeveritar në krye të punëve të Shqipërisë. Përvoja e tij e shkurtër si kryeministër në vitin 1991 dhe rrëzimi më pas me greva të përgjithshme sindikaliste, ishin më tepër të kushtëzuara nga zhvillime politike tej rolit dhe figurës së tij.

Berisha në 2005 – Edhe pse kishte lënë pas shijen e keqe të 97-ës, por dhe ato të një opozite të dhunshme e gdhë në katër vitet e para, Berisha arriti të rehabilitohej moralisht sa për të pretenduar sërish qeverisjen. I ndihu kësaj dhe një lloj pendese e shprehur për gabimet në mandatin e parë, si dhe një lloj përbetimi që nuk do ishte më i tillë, e që do ta shkallmonte korrupsionin e instaluar nga Nano. Më pas, ishte lëvizja e inteligjente e krijimit të KOP-it, e cila ia kuroi të gjithë imazhin dhe e amballazhoi bukur për t’u blerë sërish për në krye të pushtetit.

Rama në 2013 –  E aspironte qeverisjen me një kartë morale si askush tjetër. “I paprovuar” ndonjëherë, ai guxonte të ofronte modelin e qeverisjes së Tiranës në 11 vite, si ai me të cilin do qeveriste Shqipërinë. Edhe pse i akuzuar e i kritikuar dhe për këtë model, ai, tek shumica e shqiptarëve, kishte arritur të krijonte bindjen se si ishte adapti i punëve me energjinë dhe vizionin qe kishte. Vetë performanca opozitare shumëngjyrëshe në paraqitjen e platformave qeverisëse, si dhe narrativa me plot risi e premtimeve (për herë të parë një politikan shqiptar fuste në program dhe çështjen e mjedisit, florën dhe faunën), e bën Ramën që të shihej vërtet si shpëtimtar i vendit.

Po Basha?

Basha është unik në llojin e vet. Ai erdhi në politikë nga një anonimat gati absolut për opinionin e gjerë. Askush nuk e njihte, askush nuk ia kushte dëgjuar emrin apo zërin, e as që bëhej fjalë për ndonjë protagonizëm parapolitik. Pak kohë më vonë, si për t’i sajuar një biografi politike të cilën nuk e kishte, PD “shpërndau lajmin” se ai, në të ritë e tij, kishte qenë një i angazhuar demokrat në komisionet zgjedhore të zgjedhjeve të para, ato të vitit 91. Pra, sipas një varianti komunist, dikur ka pas “shpërndarë dhe trakte”.

Edhe sa i përket një stature publike ai ishte fare i panjohur. Ndërsa Nano, Berisha e  Rama, njiheshin dhe për role jo politike në shoqëri, falë aftësisë së tyre në profesione përkatëse, Basha u zbulua vonë si një jurist pranë UNMIKU-ut në Kosovë, i shkolluar në Hollandë, e që çuditërisht posedonte një pasuri të papërligjur për moshën  dhe rrjedhën jetësore, ndërkohë që kjo e fundit nuk kishte asnjë kurbë uljeje-ngritje, siç ndodh zakonisht në jetën njerëzore.

Më pas, Bashës iu besuan poste ministrore të një niveli mjaft të lartë, aq sa mund të thuhet se ai e ka qeverisur për 8 vjet Shqipërinë. Mbajti postin e ministrit të Jashtëm, të Drejtësisë, të Rendit, e së fundi dhe atë të kreut të Bashkisë së Tiranës. Por në asnjë prej tyre nuk ka lënë gjurmë të cilat do shërbenin si kolateral për t’i besuar sërish qeverisjen. Përkundrazi, në to ka njolla si Marrëveshja e Detit, abuzimet me Rrugën e Kombit, vrasjet e 21 Janarit dhe shndërrimi bashkisë në një rrogëdhënës  për militantë e zyrtarë të PD-së të mbetur pa punë pas 23 qershorit.

Madje, madje, pas kaq vitesh protagonizëm politik, është mjaft e vështirë t’i pikasësh ndonjë pikë të fortë si të tij qeveritar, një tip aftësie menaxheriale gjurmëlënëse.

Përshtypja dominuese është ajo e një njeriu dembel, pa vizion e pa shpirt kreativ, që është në politikë i diktuar nga rrethana krejt jashtë atyre që kanë të bëjnë me dëshirën e mirë për t’u investuar për vendin tënd

Ndërkohë që aspiron për kryeministër, duke ardhur e duke e theksuar akoma dhe më shumë këtë synim politik, narrativës së tij premtuese i mungon tërësisht bilanci personal i së djeshmes në qeverisje.

Jo vetëm një mungesë e “ndjesës” në emër të etikes në politikë, por dhe një mungesë e modelit, e bëjnë ende të papërputhshëm dhe të panatyrshëm emrin e Lulzim Bashës me të qënit të tij kryeminnistër i vendit.  /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…
Politikë

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Next Post
Tirana zyrtare: Gati të ndihmojmë Shkupin dhe Tetovën

Tirana zyrtare: Gati të ndihmojmë Shkupin dhe Tetovën

Ja çfarë i ndodh trupit nëse hani mbi 4 herë në javë patate

Ja çfarë i ndodh trupit nëse hani mbi 4 herë në javë patate

Ky do të jetë hoteli më i madh në botë, në Mekë të Arabisë Saudite

Ky do të jetë hoteli më i madh në botë, në Mekë të Arabisë Saudite

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni