Luksemburgu merr sot nga Letonia kryesimin gjashtëmujor të radhës të presidencës së BE-së, ndërkohë që kjo është hera e dymbëdhjetë që vendi i vogël kryeson Unionin.
Kryesimi i Luksemburgut do të bazohet në shtatë prioritete, që janë nxitja e rritjes ekonomike, investimet dhe punësimi, shtimi i dimensionit social të BE-së, menaxhimi i emigracionit, fokusimi mbi digjitalizimin e tregut, promovimi i konkurrencës, zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të rolit të Bashkimit Evropian në skenën globale.
Mes prioriteteve, Luksemburgu nuk ka vendosur zgjerimin e Unionit. Kryesimi zyrtar do të fillojë më 3 korrik, ndërkohë që nga 1 janari 2016 kryesimin e BE-së do ta marrë Holanda.
/tesheshi.com/