Ambasadori amerikan në Tiranë, njeriu që është investuar fort në çuarjen para drejtësisë të “peshqve të mëdhenj” – ose “peshkaqenëve” siç i emërton ndryshe – ka folur së fundi për kapjen e mbi gjysën ton kokainë në Maminas, duke e potencuar dhe ai, “më e madhja e kapur ndonjëherë në Shqipëri”
Por më shumë se kaq, ai është kujdesur që të potencojë një fakt, që ai, Arbi Çekaj, është një “peshk i madh”.
“Nga çdo këndvështrim, Z. Çekaj është një ‘peshk i madh”. Kompania e tij importoi një ngarkesë bananesh që përmbante sasinë më të madhe të kokainës në tërë historinë e Shqipërisë. Ai është hetuar më parë për trafikim kokaine nga prokurorët shqiptarë. Ne përgëzojmë punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda që kërkuan urdhër-arrestin për Z. Çekaj. Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimesh të ngjalave dhe injorimi të peshqve të mëdhenj”, shprehet Lu.
Sforcimi i Lu-së për të na treguar se po, ai është një “peshk i madh” nuk është pa gjë.
Arbi Çekaj – ky emër ne nuk na thotë asgjë. Dhe Lu e di këtë. E di faktin se kur bëhet fjalë për përcaktorin “peshq të mëdhenj”, të gjithë ngrehin veshët të dëgjojnë emra të rrahur në publik, nga nëntoka e krimit ose nga politika.
Por Lu ka vërtet arsye të thotë se tropojani është “peshk i madh”, referuar peshqve që qëndrojnë pas tij. Sepse mu kjo e ka bërë Çekajn që të deklarojë në News 24 se ai është vetëm një “brektosë”. Në News 24, aty ku dhe Lu vendosi ta përcjëllë mesazhin e tij të kokainës e jo vetëm. Mjaft që mund ta kishte dhënë në facebook-un e ambasadaës, ose në një prej aktivitevete të përditshme. Jo, në News 24!
Deri tani në gjurmët e agjencive ligjzbatuese ka rënë jo thjesht rrjeti i kokainës në Shqipëri, por më tej saj. Është plotësuar madje skema e plotë nga mbjellja në Kolumbi, transportimi, shpërndarja dhe më pas pastrimi i parave.
Siç mësohet, janë shqiptarë ata që kanë blerë dhe zotërojnë plantacione të kokainës në Kolumbi. Madje jo sot por prej vitesh. Pikërisht ata që kanë plantacionet kontrollojnë dhe rrjetet në Europë.
Deri tani autoritetet qeveritare kanë deklaruar se kokainën e zbuloi dogana dhe policia. Por një media amerikane i referohet kompanisë qe ka kontratë me doganat shqiptare, e cila jep një fakt të ri.
Pesë subjekte të importit të bananeve kaluan në sitën e hetimit deri në sekuestrimin e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Ndërkaq, një burim mjaft i rëndësishëm pranë një agjencie ligjzbatuese bëri të ditur sse pjesa më e madhe e kokainës do të tregtohej në Gjermani e Zvicër.
Siç mësohet, bëhet fjalë për tre grupe shumë të fuqishme që dyshohet se janë pjesë e këtij trafiku. Njëri është nga Kosova dhe kontrollon trafikun e kokainës në disa zona të Zvicrës. Para se të mbërrinte deri te kontenieri me 613 kg kokainë, kaluan në sitë pesë subjekte të dyshuara të cilat trasnportonin banane nga vendet e Amerikës Latine.
DEA kishte njoftuar në mesin e janarit për mbërritjen e një sasie kokaine së bashku me banane. Fiks një muaj pas alarmit mbërriti në Durrës ngarkesa e parë me banane, konkretisht më 19 shkurt. Anija vinte Ekuadori dhe është kontrolluar imtësisht.
Porositës të kokainës duket se janë grupet më të mëdha të trafikut nga Kosova dhe grupi më i madh në Europë që është nga një qytet i jugut të vendit. Sistemi TIMS zbuloi lëvizjet e dyshimta e kryera nga menaxheri i kompanisë “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj. Ai kishte udhëtuar 6 herë në drejtim të Kosovës me dy automjete të ndryshme.
Prej datës 28 shkurt kur u kap kokaina, pronari i “Arbi Garden”, Arbi Çekaj vazhdon i arratisur. Ai fillisht e quajti kthimin në Shqipëri për t’u hetuar për ngarkesën si diçka sportive, por ç’prej asaj dite ai gjendet në kërkim.
Çështja është se Lu mund t’i ketë përpara në letra, ata – emrat – e atyre që nuk ne nuk i shohim por i hamendësojmë. Ndaj na thotë: “Nga çdo këndvështrim, Z. Çekaj është një ‘peshk i madh’”. /tesheshi.com/