Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu dhe përfaqësuesja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin vijojnë përpjekjet diplomatike për realizimin e reformës në drejtësi.
Gjatë pasdites Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë vizituar selinë e kryeministrisë, ku prej disa minutash po diskutojnë me kryeministrin Rama mbi këtë çështje.
Dy diplomatët synojnë zhbllokimin e ngërçit të krijuar mes mazhorancës dhe opozitës për draftin e reformës./tesheshi.com/