Tre klube nuk kanë larguar ndonjëherë nga Serie A e Brazilit. Këto janë Flamengo, Sao Paulo dhe Santos. Ishte dhe Cruzeiro, por që e priushi këtë traditë mbrëmë. Klubi, i cili mbështetet nga mbi shtatë milion brazilianë, ra nga liga e parë për herë të parë që nga viti 1921.
Cruzeiro humbi 0-2 ndaj Palmeiras, duke bërë që një ndjenjë zie e trishtimi të kaplojë tifozët.
Ndeshja nuk mund të kalonte pa incidente dhe ndërprerje, kështu që policia u përgjigj dhe qetësoi tifozët e zhgënjyer të gjigantit brazilian, i cili ka fituar dy Cope Libertadores, si dhe numrin më të lartë të trofeve në Kupën e Brazilit, dhe është në Top 6 nga numri i kampionëve të Brazilit, shkruan SCSport .
Cruzeiro dominoi futbollin brazilian deri disa vjet më parë, ku mbrojti titullin në vitin 2014. Por problemet financiare e kanë shkatërruar atë dhe do t’ja nis nga fillimi historisë së saj.
Vlen të përmendet se titulli, disa javë më parë, u fitua nga Flamengo, që u rendit përpara Santos dhe Palmeiras. /tesheshi.com/