Azerët kanë arritur një fitore jo si gjithë të tjerat në frontin e Nago-Karabakut, në luftë për marrjen e këtij rajoni nga armenët.
Bëhet fjalë për çlirimin e qytetit të rëndësishëm strategjik të Shusha, e cila ka shkaktuat deri lot gëzimi në radhët e ushtrisë azere.
Presidenti Ilham Aliyev njoftoi sot se pas 28 viteve të pushtimit armen, qyteti Shusha, e konsideriar si “perla e Kaukazit”, është çliruar, duke shkaktuar gëzim dhe entuziazëm përgjatë frontit të Azerbajxhanit.
Ushtarët azerbajxhanas, përfaqësuesit e mediave dhe civilët në Fuzuli e përshëndetën lajmin e lirimit të Shusha-s me duartrokitje dhe gëzim frenetik.
Forcat armene pushtuan Shusha-n më 8 maj 1992.
Eshtë një qytet i themeluar në 1752 dhe i cili ka një vend të veçantë në historinë e Azerbajxhanit për shkak të trashëgimisë së tij kulturore dhe historike.
https://twitter.com/i/status/1325270503116992513
Rëndësia e tij strategjike qëndron në pozicionin e saj gjeopolitik dhe në faktin se ajo është në rrugën e saj për në qytetin më të madh të Nago-Karabakut, Henkendi. /tesheshi.com/