Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Londra kërkon kryebashkiakun e parë musliman; por fushata kundër tij po bëhet e shëmtuar

by te Sheshi
03/05/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Londra kërkon kryebashkiakun e parë musliman; por fushata kundër tij po bëhet e shëmtuar

LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 02: Labour's London mayoral election Sadiq Khan adresses members of the media during a press confrerence at West Thames College on February 2, 2016 in London, England. Mr Khan was delivering his 'vision for London' ahead of the Mayoral Election in May, 2016. (Photo by Dan Kitwood/Getty Images)

Tradita e përjavshme britanike e njohur si PMQ, apo pyetje kryeministrit, gjatë së cilës kreu i qeverisë i nënshtrohet marrjes së ashpër në pyetje nga anëtarët e parlamentit, live në kamera, ka qenë gjithnjë një situatë brutale. Politikanët britanikë zakonisht e shohin këtë sesion gjysmëorësh si një mundësi për të shfryrë ndaj njëri-tjetrit. Por javën e kaluar, për herë të parë në histori, deputetët e quajtën publikisht David Cameron një racist.

Sesioni nisi mjaft zakonshëm, me Cameron dhe liderin laburist, Jeremy Corbyn që shkëmbyen argument mbi politikat e qeverisë për arsimin. Por më pas, kryeministri u përfshi në një grindje rreth dyshimeve për lidhje të Sadiq Khan, kandidatit laburist për bashkinë e Londrës dhe ekstremistëve islamikë.

Konservatorët thonë se Khan ka treguar mungesë gjykimi kur ka zgjedhur të flasë në të njëjtat takime si fondamentalistët. “Më duhet të them”, e nisi Cameron, duke vështruar radhët përpara vetes, “se jam i shqetësuar për kandidatin laburist”.

Deputetët e opozitës reaguan me një zemërim të ndjerë. Ka disa kohë që ata besojnë se konservatorët janë duke ndërmarrë një fushatë duke ndërsyer qentë në zgjedhjet lokale – në përpjekje për ta lidhur Khan me ekstremizmin islamik  në mendjen e atyre segmenteve të elektoratit që ata mendojnë se mund të jenë dyshues ndaj një kryebashkiaku musliman.

Papritur, një britmë mbërriti nga një deputet në ulëset e laburistëve: “Racist!” . Cameron e injoroi atë dhe vazhdoi më tej, por më pas një tjetër deputet laburist thirri të njëjtën gjë. Pas tij një tjetër. Një tis ankthi kaloi në fytyrën e kryeministrit. Ai vendosi syzet dhe priti një moment, por thirrjet po intensifikoheshin. “Ata bërtasin tani, për shkak se nuk duan të dëgjojnë të vërtetën”, tha ai me një ton aspak bindës. Por ishte shumë vonë. Ngacmimet e zakonshme që zakonisht shoqërojnë sesionin e pyetjeve ishin shndërruar në një indinjatë të vërtetë morale.

Gjërat po shëmtohen në zgjedhjet e Londrës. Ajo që duhet të ishte testament i diversitetit të jetës londineze – një garë midis djalit të një shoferi pakistanez autobuzi dhe një pjesëtari të bardhë të elitës së pasur – po degjeneron në një fushatë toksike që ka ngritur dyshime për atë sesa tolerant dhe me stil unik është vërtet “kryeqyteti i botës”.

Presidenti amerikan,  Barack Obama shijoi pak nga kjo shëmti në vizitën e tij kur foli kundër Brexit e që solli përshkrimin e kryebashkiakut Boris Johnson për të si “gjysmë kenian”, gjë që provonte mospëlqimin e trashëguar për perandorinë britanike.

Një gjë e tillë habiti shumë nga anëtarët e delegacionit amerikan dhe solli zemërim e sikletosje në të majtën britanike. Por në këtë përshkrim u duk qartë lloji i debatit në të cilin janë zhytur konservatorët në këto zgjedhje.

Si musliman, Khan gjithnjë ka pasur gjasa ta gjente veten tek pala e akuzuar. I pesti nga tetë fëmijët e familjes, që erdhi në Britani nga Pakistani pak përpara se ai të lindte, ai u bë avokat i të drejtave të njeriut, duke marrë disa raste ku përfaqësoi njerëz që kishin qenë viktima të abuzimit nga policia. Sapo hyri në politikë, ngjitja e tij ishte si ajo e një meteori. Brenda tre vjetësh, kryeministri i atëhershëm Gordon Broën e emëroi ministër të komuniteteve, duke e bërë atë të dytin pakistanez në histori që shërbente në qeveri. Ai shpejt u promovua në postin e ministrit të Transporteve, përpara se të merrte drejtësinë për pak kohë, pasi laburistët lanë pushtetin në vitin 2010. Por ka qenë e qartë aspirata e tij për bashkinë e Londrës.

Përpjekja e konservatorëve për ta ndaluar atë përfshin një fushatë të targetuar kryesisht ndaj dy grupeve: së pari votuesit e bardhë në periferitë e Londrës, shumë prej të cilëve ndjehen të huaj dhe të zemëruar me qendrën e Londrës dhe së dyti, votuesit e minoriteteve etnike me origjinë nga Azia Jugore që shihen – saktë ose jo – si natyralisht të trembur nga ideja e një bashkiaku musliman.

Taktikat kanë zhgënjyer shumë konservatorë që e shohin përfaqësuesin e tyre Zac Goldsmith si pjesë e krahut të moderuar të partisë. Goldsmith është i ri, flet qetë, është i pashëm dhe shumë i pasur. Ai ka një të kaluar të fortë në mbrojtjen e çështjeve mjedisore dhe ka luftuar për të drejtën e publikut për të pezulluar anëtarët e parlamentit. Shumë pak kanë pritur që ai të akuzohej ndonjëherë se po importon taktikat e fushatës së Donald Trump në Britani.

Por bëhet fjalë për politik dhe ekipi i tij po kërkon të ballancojë dobësinë në pjesën e brendshme të Londrës, përbërja e përzier etnike dhe popullsia liberale e së cilës zakonisht voton laburistët, duke grumbulluar vota në periferi. Këta votues janë në pjesën më të madhe të bardhë dhe në gjendje të mirë, e votojnë kryesisht konservatorët.

Për të fituar këto vota, ekipi i Goldsmith po punon për ta lidhur Khan me ekstremistët kudo që të gjejë mundësi. Sulmi i Cameron gjatë sesionit të pyetjeve në parlament, nënvizoi edhe një herë marrëdhënien në të kaluarën mes Khan dhe një imami radikal, Suliman Gani (edhe pse i doli huq kur u mësua se imami në fakt kishte mbështetur kandidatin konservator kundër Khan në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar).

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Pendesa e Elon Musk
Amerika

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025
Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune
Azia

Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

02/07/2025
Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Next Post
Kosova mban frymën në Budapest: ndërpritet seanca e Kongresit të UEFA-s

Kosova mban frymën në Budapest: ndërpritet seanca e Kongresit të UEFA-s

Lojtarët më të gjatë në historinë e NBA-së

Lojtarët më të gjatë në historinë e NBA-së

Simuloi një krim për të fituar azil në vendet e BE-së, përfundon në pranga 34-vjeçari

Simuloi një krim për të fituar azil në vendet e BE-së, përfundon në pranga 34-vjeçari

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni