Mbretëria e Bashkuar ka kërkuar një sesion të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet të enjten për të diskutuar rastin e helmimit të çiftit Skripal, babë e bijë. Kjo, pasi identifikimit të autorëve të helmimit, të cilët kanë rezultuar dy shtetas rusë.
Zyrtarët kanë për qëllim të informojnë anëtarët e Këshillit të Sigurimit lidhur me përparimin në hetimin në atë seancë, njoftoi AP.
Ky takim do të ndiqet gjithashtu nga Rusia, për shkak të statusit të saj si anëtar i Këshillit të Sigurimit, tha agjensia.
Prokurorët britanikë kanë akuzuar rusët për helmim të ish-agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në Salisbury.
Zyra e prokurorisë britanike tha se Aleksander Petrov dhe Ruslan Boshirov u akuzuan në mungesë për komplot në vrasjen e mbetur në tentativë.
Prokurori tha se Britania e Madhe nuk i kërkoi Moskës të ekstradonte dy të pandehur sepse ligji rus ndalon ekstradimin e qytetarëve të saj. /tesheshi.com/