Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Loja politike e Arta Dades drejt Presidencës

by Te Sheshi
01/02/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Loja politike e Arta Dades drejt Presidencës

Deputetja e vjetër e PS-së po bën aktoren në situatën politike të acaruar të koalicionit, duke votuar kundër aleatit të ri, PDIU-së, dhe duke flirtuar me LSI-në e Metës apo Blushin me vetëkandidimin për presidente.

“Ke ardhur me fustan basme në PS,” i tha Fatos Nano dikur Arta Dades, një prej deputeteve më të vjetra të kësaj partie, e angazhuar që në vitin ’91 pranë kampit socialist. Nano kishte mënyrën e tij për t’i diskredituar kundërshtarët politikë. Në atë kohë Dade ishte rreshtuar krah Ilir Metës, për të cilin nuk e ka humbur simpatinë dhe pse nuk i shkoi nga pas në LSI.

Së fundmi, Dade ka bërë dy-tre lëvizje politike që e çojnë ujin tek LSI-ja e Metës dhe tentojnë të vënë në provë Ramën e PS-në duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit politike; problemet në koalicionin PS-LSI, fuqizimi i PDIU-së në qeverisje, dhe loja në zgjedhjet e presidentit të ri, që është afër.

Sapo u përfol se presidenti i ri mund të ishte një grua, dhe emri i artikuluar ishte ai i Mimi Kodhelit, ministres së Mbrojtjes, mikeshë e Edi Ramës dhe bashkëpunëtore e ngushtë e tij, Dade doli në skenë. Një grua? Pse të mos jem unë? Kështu Dade i tregoi Ramës se para Kodhelit ka gra të tjera me karrierë politike në PS, ish-ministre, etj…; aq më shumë që nënkuptonte se përveç partisë së saj mund të kishte dhe votat e LSI-së.

Së dyti, Dade hodhi zjarr në lidhjen e dashurisë mes Ramës dhe Idrizit. Si kryetare e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kuvend, ajo votoi kundër rezolutës së paraqitur nga PDIU-ja në Kuvend për këtë çështje. Edhe me këtë veprim ajo i shërbeu ftohjes së aleancës Idrizi-Rama, që po dobëson nga ana tjetër rolin e Metës në koalicion.

Nuk ka vonuar përgjigjja nga ana e PDIU-së, duke e parë votën e Dades si personale, dhe jo si votë të socialistëve. Madje PDIU-ja i kujton asaj se me këtë lojë politike nuk mund të arrijë ambicien për t’u bërë presidente.

Kryetarja e Forumit të Grave të PDIU-së, Vjollca Braho, tha sot se, “Zonja Dade mund të kërkonte ndjesë që, si ish-ministre e Jashtme dhe si kryetare aktuale e Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme, jo vetëm që nuk ka folur asnjë fjalë për zgjidhjen e Çështjes Çame, por edhe ka votuar kundër Rezolutës Çame. Por fatkeqësisht nuk e ka bërë! Dhe sot rishfaqet në skenë si kundërshtarja më e ashpër e atyre 300 mijë çamëve që falë punës dhe përpjekjes së PDIU-së kanë rifituar shpresën për të marrë dinjitetin që u është nëpërkëmbur nga politikanë si zonja Dade. Të qenit president i Republikës është kulmi i karrierës së një politikani, por zonja Arta Dade nuk do ta arrijë dot duke sulmuar PDIU-në sepse ashtu e kanë urdhëruar ata që e kanë frikë rritjen e saj.”

Dade nuk ka qenë simpatizante e kreut të ri të partisë, Edi Ramës, ashtu siç nuk i kishte mirë marrëdhëniet me ish-kreun Fatos Nano. Ka shfrytëzuar gjithmonë rastin për ta kritikuar Ramën ose për të qenë në një linjë me kundërshtarët e tij. Në një intervistë të dhënë sot në News24, ajo përmend si kolegë të saj dy deputetë të larguar nga PS-ja, Ben Blushin dhe Mimoza Hafizin, duke mbështetur propozimin e tyre për një president nga populli.

Duke u vetëkandiduar për presidente përballë të preferuarës së Ramës, ajo i tregon atij se nuk i ka votat për ta zgjedhur presidentin as brenda partisë, jo më me aleatin problematik, LSI-në. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Dekretet për Manjanin e Vasilin, prova më e freskët për 71 vota

Dekretet për Manjanin e Vasilin, prova më e freskët për 71 vota

Kryeministrja britanike pro hixhabit: “Çfarë mban veshur një femër është zgjedhje e saj”

Kryeministrja britanike pro hixhabit: “Çfarë mban veshur një femër është zgjedhje e saj”

Shkëlzen Berisha pranon të dëshmojë për aferën e CEZ-it

Shkëlzen Berisha pranon të dëshmojë për aferën e CEZ-it

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni