Chrome, brosweri i Google i cili gjithmonë e më shumë po përhapet mes përdoruesve të Facebook, nuk do të ndalojë kurrë së na habituri. Ka nga ata që e vlerësojnë shumë këtë broswer për shkak të grafikës së tij.
Mirëpo, të gjithë e dinë se sa e bezdisshme është të tentosh të lidhesh në internet dhe të mos mundësh të aksesosh atë. Por, jo të gjithë e dinë se çfarë fshihet pas dragoit që shfaqet kur ka një gabim në lidhjen në internet.
Ndoshta acarohemi shumë kur lexojmë se është e pamundur për t’u lidhur me internetin, por nuk na shpëton asnjëherë ajo figura e dragoit që ndodhet përbri mesazhit të mërzitshëm.
Në fakt, mjafton të klikoni tastin e hapësirës në tastierë dhe, duke pritur që të keni lidhje më të mirë të internetit, mund të kaloni pak kohë me këtë lojë të thjeshtë, në stil të vjetër. /tesheshi.com/
https://www.youtube.com/watch?v=ercFl1MYm8w