2016-ta do i gjeje në liri dy deputetët e Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili dhe Ismajl Kurteshi.
Logjika juridike që i ka hequr prangat dhe e ka nxjerrë nga qelia dyshen në fjalë, është kjo: për shkak se prokurori nuk ka propozuar vazhdimin e masës së sigurisë ndaj të pandehurve dhe ndaj të njëjtëve paraburgimi ishte caktuar në kohëzgjatje deri me 30.12.2015, Gjykata Themelore ka njoftuar qendrën e paraburgimit se tyre Ismailit dhe Kurteshit nuk është caktuar asnjë masë e sigurisë dhe se ata duhet të lirohen sot.
Kështu thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore për rastin e dy deputetëve të VV-së. /tesheshi.com/